Fundamenti

Hotel “Magra”, vendi ku shijohet natyra dhe traditat shqiptare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bogaj – Hotel “Magra” që gjendet në kodër të Bogajt në Rugovë aktualisht është njëri nga hotelet më të frekuentuara me mysafirë vendor e ndërkombëtarë. Albin Thaçi menaxher që ka prejardhje nga Puka e Shqipërisë thotë për rajonipress se ajo që e bënë të veçantë këtë hotel turistik pa dyshim janë natyra e bukur, ajri i pastër dhe traditat shqiptare që servohen në këtë hotel.

Familja Thaçi që ka prejardhje nga Puka e Shqipërisë ka investuar tërë pasurinë e saj në Bogaj të Rugovës për të sjellur për mysafirët pamje mahnitëse, impozante dhe mbi të gjitha mikpritjen shqiptare edhe të traditave ushqimore, por edhe të kujdesit për klientët.

Hotel “Magra” tashmë është njëri nga hotelet turistike më të frekuentuara në vend. Aty ka mysafirë nga Evropa, mbi 40% të mysafirëve janë nga Shqipëria dhe nga qytetet e Kosovës.

Albin Thaçi është menaxher në këtë hotel ndihet krenar që ky hotel për vetëm dy vite ka arritur të bëhet i popullarizuar dhe i adhuruar nga shumë delegacione, njerëz qeveritar e burrështetas.

Eco Higjiena

Thaçi thotë për rajonipress se ajo që e bënë të veçantë këtë hotel turistik pa dyshim janë natyra e bukur, ajri i pastër dhe traditat shqiptare që servohen në këtë hotel.”Familja ime që punon dhe vepron në Austri kanë investuar pasurinë 20 vjeçare dhe aktualisht kemi mbi 15 punëtorë. Ne kemi bërë investime edhe në akomodime dhe infrastrukturë tjetër për çka Hoteli mbetet i kërkuar nga të gjithë. Gjithashtu “Magra” është duke investuar edhe 20 vila familjare ” thotë ai.

Thaçi thotë se në Hotel “Magra” dominojnë tretmanet austriake pa përjashtuar menytë tradicionale shqiptare të Rugovës.”Këtu mund të gjeni e të hani çka të doni duke filluar nga flija tradicionale, mishi i qengjit, edhit, pitet e të gjitha llojeve” shprehet Thaçi.

Thaçi thotë se kanë shikuar edhe Prevallën për të investuar, por familja ime ka dashur ta zhvillojë ekonomikisht këtë vend.”Të gjitha prodhimet ne i marrim nga banorët vendës të cilët janë përfitues të drejtpërdrejtë. Tani po rregullohet edhe rruga e gjatë 7 km me një vlerë të investimeve qeveritare prej 3.5 milion eurove” shprehet Thaçi.

Nuk e fsheh faktin se rruga e dëmtuar dhe e pa funksionalizuar i ka “trembur” përkohësisht mysafirët.”Për dy sezona dimërore na është dashur të investojmë në teknikë mbi 20 mijë euro. Rruga e asfaltuar e zhvillon këtë vend, ia kthen buzëqeshjen dhe tretmanin e merituar turistik” tha Thaçi./rajonipress/