Uji Dea

Hormonet në perime shkurtojnë jetën

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në treg perimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrënjësor janë plakja e lëkurës dhe shkurtimi i jetëgjatësisë. Lajmin e bën të ditur dermatologu i njohur Afrim Tridishta.

Nuk kanë vitaminat për të cilat specifikohen, rritje artificiale. Dermatologu: Pasoja jo të menjëhershme, probleme në lëkurë

Erta Bode

Perimet me hormone po kthehen në vetëvrasje me dëshirë. Të gjitha zarzavatet, frutat dhe perimet që nxirren në treg të rritura në mënyrë jo natyrale janë kthyer në shkakun e shkurtimit të jetës, duke sjell mungesë vitaminash në trupin e njeriut. Të gjithë shqiptarët që po blejnë në treg perimet jo bio po blejnë me atë çmim shkurtimin e jetës së tyre. Të interesuar se si ndikojnë në organizmin e njeriut këto perime, na u konstatua se problem rrënjësor janë plakja e lëkurës dhe shkurtimi i jetëgjatësisë. Lajmin e bën të ditur dermatologu i njohur Afrim Tridishta.

Ai është shprehur se shqiptarët janë të rrezikuar gjatë gjithë vitit nga perimet, pasi vetëm muaji gusht është ai kur perimet e përditshme mund të jenë bio, por dhe kjo varet nga eksporti dhe importi. “Të hash të njëjtin ushqim për gjithë vitin, është e kuptueshme që ka pasoja, sepse në mënyrë natyrale zarzavatet kanë përkatësisht stinën e tyre të pjekjes dhe konsumit”, – tregon dermatologu. Mirëpo shqiptarët nuk i ndal kjo, duke blerë edhe domate në dhjetor, edhe bostan në shkurt. Dermatologu tregon se rreziku i këtyre perimeve të rritura me shiringa brenda 24 orëve nuk është i menjëhershëm, por i jep më vonë pasojat. Hormonet për rritje që përdoren për rritjen dhe pjekjen e frytit në radhë të parë humbin cilësinë e vitaminave që përmban në vetvete çdo fryt, duke i eliminuar ato. “Fakti që ajo që ne konsumojmë nuk ka vitamina, do të thotë se nuk ka asnjë vlerë ushqyese pozitive përveç ndikimit negativ që sjellin hormonet në organizëm. Theksoj se hormonet kanë veti rritjeje dhe ngjyrimi, të dyja llojet ndikojnë në organizëm. I pari në zmadhimin e gjëndrave kancerogjene edhe kur s’janë problem, i dyti në kancerin e lëkurës”, – shpjegoi Tridishta. “Ju bëj thirrje institucioneve autoritare të zgjidhin sa më shpejt hormonin vdekjeprurës, që po e tregtojnë pa asnjë problem në mbarë vendin”, – ka apeluar dermatologu.

Problemet

Hormonet, vrasësit e fshehur në perime

Eco Higjiena

Hormonet që shërbejnë për rritjen e kokrrës së një zarzavate apo pjekjen e një perimeje të përdorur rëndomë nga fermerët e serrave janë shkaku kryesor i shkurtimit të jetës.

Dermatologu Afrim Tridishta shprehet se në radhë të parë një perime e rritur me hormone nuk ka asnjë veti ushqyese, sepse nuk ka asnjë vitaminë. Kjo tregon se mosmarrja e vitaminave që na nevojiten ndikon në jetëgjatësinë tonë. Gjithashtu ai shpjegon se ka problem në lëkurë të natyrës së plakjes së lëkurës, shfaqjes së kapilarëve, rrjepjes së saj, si dhe të shfaqjes së nishaneve në sipërfaqe, që janë një demonstrim i kancerit në lëkurë, kur shtohen pas mosës 20-25-vjeçare tek të dyja gjinitë.

Shëndetësia

Shtohen tumoret

Gjëndrat kancerogjene prekin edhe të rinjtë

Shifrat e tumoreve dhe personave të prekur nga kanceri shtohen çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Më shqetësuese është edhe mosha e re, pasi nuk po kursehen as 25-vjeçarët, në rastet më të shumta femra. Konstatimet janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë kohë më parë, duke u bërë kjo situatë çdo ditë e më alarmante. Janë munduar të nxjerrin si shkakun kryesor ndotjen e ajrit, konsumimin e cigares dhe alkoolit, si dhe stresin e përditshëm. Të gjitha institucionet e kanë fshehur faktin e konsumimit të perimeve të rritura me hormone. Në asnjë deklaratë dhe në asnjë apel që u është bërë njerëzve dhe bluzave të bardha nuk është përmendur se perimet të rritura me hormone janë një ndër arsyet e shfaqjes së kancerit të njeriut, pikërisht se në vetvete janë të rritura me produkte kancerogjene, hormone që përdorin fermerët që kanë serra për të nxjerrë në çdo kohë perime në treg.