RCCOLA

Horizonti mendon për skamnorët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc – Në prag të festës së Fitër Bajramit nuk u lanë anash as familjet me kushte të vështira financiare, duke ia dhuruar nga një pako në mënyrë që edhe fëmijët e tyre të ndjehen të lumtur dhe të festojnë këtë festë pa dallim nga moshatarët e tyre. Kjo vepër fal kontributit të organizatës kulturore humanitare “Horizonti” tashmë kanë bërë tradicional.

Kjo organizatë së bashku me aktivistët e sajë gjatë ditës së sotme ka shpërndarë gjithsej 33 pako familjeve me kushte të vështira.

Këto pako përveç gjërave ushqimore që sigurojnë këtyre familjeve për festën e Bajramit, ato përmbajnë edhe gjëra higjenike, dhe kështu do të i ndihmojnë këto familje që së paku ditën e festës së Bajramit që sofrat e tyre të jenë të mbushura me ushqim sikurse edhe është tradita.

Në këtë paket simbolike ishin të përfshira gjërat elementare për ushqim si: oriz, vaj, sheqer, krip, mish pule, lëngje, supa dhe detergjent.

Uji Dea

Nga familjarët e këtyre shtëpive, organizatorët merrnin urimet dhe falënderimet më të sinqerta për këtë solidaritet dhe humanitet, e sidomos në prag të festës së Fitër Bajramit.

Kryetari i Organizatës Horizonti Rijad Demiri duke falënderuar donatorin Tërnocas për të cilin thotë se jeton dhe vepron në Turqi ai njëherit theksoi se edhe këto familje kanë më së shumti nevojë që të ndjehen të barabartë me të gjithë të tjerët dhe se me mundësit e Organizatës ata janë munduar që të ua plotësojnë këto kushte së për ditën e festës.

Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” është një shoqatë jo-fitimprurëse, e themeluar për një periudhë të pacaktuar kohore për të arritur objektivat në fushat e kulturës, arsimit, informacionit, shkencës dhe humanitetit.

Kryesisht merret me bamirësi dhe me projekte të ndryshme për ndryshime pozitive në shoqëri./rajonipress/