Fundamenti

Honorarëve mujorë mijëra eurosh në UP po u vjen fundi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Universitetin e Prishtinës po e pret shkurtimi i një sërë shpenzimesh, jashtë pagave, të cilat prej vitesh kanë përfunduar nëpër xhepat e një pjese të stafit akademik, duke bërë që të ardhurat e tyre mujore të arrijnë në disa mijëra euro.

Ministria e Financave tashmë i ka drejtuar kërkesë UP-së për rishikimin e disa rregulloreve, përmes të cilave janë dhënë beneficione të ndryshme për një kategori të profesorëve, Këshillin Drejtues dhe vetë menaxhmentin e Universitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa zyrtarë të kësaj Ministrie nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, por as nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës rreth më shumë detajeve në lidhje me këtë çështje, drejtues të UP-së e kanë konfirmuar një kërkesë të tillë të drejtuar në Universitet, nga ky dikaster qeveritar.

Eco Higjiena

E njohës të çështjeve të arsimit kanë thënë për gazetën se prej vitesh strukturat udhëheqëse të Universitetit kanë ndërtuar një sistem të sigurimit të përfitimeve për vete, duke gjetur forma shumë “kreative” për të marrë para të majme të buxhetit, pa bërë ndonjë punë produktive.

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, në një deklaratë për “Kohën Ditore” e ka pranuar se Ministria e Financave ia ka drejtuar një kërkesë të tillë Universitetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.