RCCOLA

Homazhe e nderime në 30 vjetorin e vdekjes së Enver Ramadanit, parku i fshatit pagëzohet me emrin e tij

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së martirit të kombit Enver Ramadani nga Stublina, të dielën kanë bërë homazhe bashkëvendës, familjar e përfaqësues të institucioneve. Gjithashtu në këtë ditë është përuruar edhe parku i fshatit i cili tash e tutje do të quhet me emrin e Enver Ramadanit. Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi tha se kujdesi ndaj figurës së Enverit duhet të jetë i përhershëm.

Të dielën në Stublinë është përuruar parku i fshatit i cili tash e tutje do të quhet Parku Enver Ramadani. Kjo iniciativë e banorëve të Stublinës është realizuar me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Enver Ramadanit i cili më 1 mars të vitit 1990 për shkak të torturave çnjerëzore dhe të tmerrshme që ishin ushtruar ndaj tij, i jep fund jetës në litar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Valentina Bunjaku Rexhepi duke folur para pjesëmarrësve tha se figura e Enver Ramadanit nuk do të harrohet asnjëherë.”Në emrin tim dhe në emër të Lutfi Hazirit ju përgëzojë për këtë iniciativë të juajën e cila meriton të përkrahet, ashtu siç meriton të përkrahet përherë kontributi i madh i figurës së Enverit. Ne nuk guxojmë or asnjë moment ta anashkalojmë këtë figurë sepse falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë” u shpreh Bunjaku.

Deputetja Bunjaku tha se derisa me rastin e Enver Ramadanit është marrë edhe Kongresi Amerikan, edhe ne si shoqëri, institucione e instituti të Historisë duhet ta ndriçojmë deri në fund rolin e madh që ka luajtur figura e Enver Ramadanit.

Mobi Casa

Enver Ramadani u vetëflijua në emër të luftës së popullit shqiptar për të mos qenë i nënshtruar dhe i përbuzur. Enveri duroi torturat më të tmerrshme dhe përjetoj dhunën më të egër në moshën 17 vjeçare. A ka më rëndë se një djalosh si Enveri ta flijoj jetën si revoltë që kriminelët serb i bënë me tortura e dhunë egërsie. Enveri ngriti dy gishtat e fitores përpara automatikëve e tankeve të policisë dhe ushtrisë që vriste dhe zhdukte rezistencën shqiptare. Enver Ramadani ishte viktimë e politikës së çmendur serbomadhe.

Rasti i Enver Ramadanit mori dimensione gjithëkombëtare sepse ishte vetëm 17 vjeçar kur UDB-ja serbe e keqtrajtoi për ta nënshtruar atë dhe revoltën e popullit shqiptarë që kërkonte liri, pavarësi e dinjitet kombëtarë./rajonipress/

Enver Ramadani u vetëflijua në emër të luftës së popullit shqiptar për të mos qenë i nënshtruar dhe i përbuzur