Holland: Gazetarët nuk guxojnë të dorëzohen

/ 3 minuta lexim

Gjilan- John Holland gazetarë me përvojë nga SHBA ka bashkëbiseduar me gazetarët e rajonit të Anamoravës për të gjitha sfidat që lidhen me organet hetuese. Mbi të gjitha Holland ka folur për përvojën e tij duke ju referuar temës rreth reformës në sistemin e drejtësisë dhe raportimit të medieve në raport me këto institucione.

Gazetarët e komunave të rajonit të lindjes të shtunën kanë pasur mundësi që përmes programit për sundimin efektiv të ligjit në USAID të njihen dhe bashkëbisedojnë me gazetarin amerikan John Holland.

Holland pos që ka folur për përvojë e tij në qytetin e Miamit ku ka përcjellur si reporter qindra seanca e procese gjyqësore ka dhënë edhe shembuj konkret se si luftohet krimi e korrupsioni në shtetet ballkanike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Holland duke inkurajuar gazetarët e Anamoravës dhe duke folur rreth reformave në sistemin e drejtësisë dhe raportimit të medieve ka thënë se asgjë nuk do të ndryshonte për të mirë në shoqërinë kosovare, nëse kriminelët nuk shkojnë në burg dhe nëse gjykatësit nuk e zbatojnë ligjin.

Holland ka treguar shumë raste hulumtuese ku dëshmitarë janë mediet dhe gazetarët e guximshëm. “Unë i kuptojë sfidat e juaja, meqë mungojnë zëdhënësit nëpër gjykata e prokurori, por gazetarët nuk guxojnë të dorëzohen” tha Holland.

Eco Higjiena

Gazetari nga Miami i SHBA-së që kishte një përvojë mbi 10 vjeçare në raportimin e gjykatave ka sjellur edhe dokumentar të rëndësishëm ku shihej praktikisht përdorimi i teknikave të gazetarisë dhe shfrytëzimi i burimit të informacionit.

Holland tha se përvoja ime dhe këto ushtrime praktike kanë për qëllim t’u ndihmojnë reporterëve t’i identifikojnë shkeljet eventuale, e pastaj ta ndërtojnë një artikull nëpërmjet dokumenteve, intervistave dhe hulumtimit.

Gazetarët e Anamoravës ndërkaq më tepër janë fokusuar në problemet e përditshme të tyre dhe sfidat që kanë në raport me gjykatat dhe prokurorit. Enver Sadiku nga “Zëri” tha se gjykatat dhe prokurorit nuk janë sa duhet transparente dhe kjo paraqet vështirësi në punën e tyre.

Edhe Musa Sabedini themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve rajonipress ka thënë se për dallim me vitet e kaluara vërehet një tendencë e përmirësimit të Gjykatave dhe Prokurorive , por janë ende larg transparencës që e kërkon publiku dhe mediet. “Fatkeqësisht gjykatat dhe prokurorit as nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë transparenca dhe kjo ndikon që shpesh ata i injorojnë mediet dhe nuk u japin informacionin e kërkuar. Kjo qasje duhet të ndryshojë urgjentisht sepse e dëmton shumë reputacionin e këtyre dy mekanizmave shumë të rëndësishëm të shoqërisë” tha Sabedini.

Në këtë punëtori kanë diskutuar e folur edhe Arba Aliu nga “Koha Ditore”, Rexhep Hasani gazetar nga Kamenica , Nijazi Azemi nga TV Vali dhe Xhavit Salihu nga Radio Star ./rajonipress/