Mobi Casa

Holandezët të interesuar për investime në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, sot priti dy investitor holandez, Marcel Driessen, dhe Theo Douven, të cilët kishin shprehur interesim për të investuar në komunën e Kamenicës, në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në kultivimin e boronicës.

Sinani i falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre për të investuar në komunën Kamenicës. Në këtë takim atyre i’u afrua dokumentacioni i nevojshëm i përgatitur nga Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronësisë, me skica për pronat publike të cilat mundet të ofrohen në shfrytëzim.

Projekt propozimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale ka kaluar në KPF, dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Kuvendit komunal.

Eco Higjiena

Mysafirët u informuan gjerësisht me të dhëna për komunën e Kamenicës, për të cilat ata ishin të interesuar. Gjithashtu, kryetari dhe mysafirët biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Kamenicës dhe komunës së tyre me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit që edhe investitorët të tjerë të njihen me kushtet e favorshme të cilat i ofron komuna jonë.

Në fund të takimit investitorët kërkuan që të vizitojnë disa parcela komunale. Ata i shoqëroi drejtori i KGJP-së, Fadil Hoti së bashku me gjeodetin Ramush Ismajli./rajonipress/