Fundamenti

Holanda s’merr përsipër shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut nga Specialja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Është tejkaluar çështja më e diskutueshme në negociatat për selinë e Gjykatës Speciale, duke ia faturuar Kosovës përgjegjësitë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për ato raste të mundshme në këtë gjykatë, që përfundojnë në mekanizma ndërkombëtarë animimi, shkruan sot Koha Ditore.

Holanda gjatë gjithë negociatave kishte refuzuar ta bartte këtë përgjegjësi.

Çështja nuk trajtohet shkoqur në Draftmarrëveshjen për shtetin nikoqir të Speciales, një kopje të së cilës gazeta e ka publikuar javën e shkuar. Juristët kanë vërejtur se problemi është tejkaluar nëpërmjet emërtimit për selinë e Speciales në Holandë.

Uji Dea

E emërtimi është: “Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës”.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike është midis atyre që e kanë vërejtur këtë element në marrëveshje.

http://koha.net/?id=27&l=89259