FITORJA

Hogoshtit i vjen ikrari për t`u bërë komunë!

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Iniciativës së Pavarur Qytetare të Hogoshtit me rrethinë, të martën në mesditë, i ka ardhë ikrari nga instancat më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për t`u bërë komunë në vete. Në fjalën e tij të rastit, Basri Musmurati, zv.ministër i administrimit të pushtetit lokal, ka përshëndetur Iniciativën Qytetare të Hogoshtit, për angazhimin e tyre për ta bërë Hogoshtin komunë, e që premtoi që jo vetëm ai , por edhe shumë intelektual të kësaj ane po bëjnë çmos që sa më parë Hogoshtin ta shpallin komunë të re.

Në një tubim që ka organizuar Iniciativa e Pavarur Qytetare e Hogoshtit e ku kanë marrë pjesë edhe Basri Musmurati, Izmi Zeka e Bajrush Xhemajli është përshëndetur vendimi i Qeverisë që Hogoshti të hyjë në procedurë për tu bërë komunë raporton rajonipress.

Basri Musmurati, zv.ministër i administrimit të pushtetit lokal, ka përshëndetur Iniciativën Qytetare të Hogoshtit, për angazhimin e tyre për ta bërë Hogoshtin komunë, e që premtoi që jo vetëm ai , por edhe shumë intelektual të kësaj ane po bëjnë çmos që sa më parë Hogoshtin ta shpallin komunë të re. “Prej sot e tutje do të nisim një rrugë të re që do t`i prijnë njerëz të kësaj treve”, tha Musmurati duke shtuar se kjo anë vazhdimisht ka pasur njerëz që i kanë dal punës zot.

Ai para hogoshtasve ka përcjellur urimet më të përzemërta të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka premtuar se komuna e Hogoshtit do të jetë realitet dhe se ajo do të ketë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë banorët e sajë.

Tubimin e ka përshëndetur edhe Emin Krasniqi, zv. Ministër i Transportit, i cili ka mbështetur Iniciativën Qytetare të Hogoshtit, për ta bërë Hogoshtin komunë dhe i dëshiroi që kjo të jetësohet sa më parë.

Qemajl Biqkaj, anëtarë i IPQ-së, pasi përshëndeti qytetarë të shumtë në hapësirat e shkollës së Gjimnazit, tha se Hogoshti, aktualisht është një ndër fshatrat më të mëdha dhe se ajo po përgatitet që bashkë me fshatrat tjerë përreth të bëhet komuna më e re e Kosovës, pasi qytetarët e këtij lokaliteti janë të vendosur për ta shpallë Hogoshtin komunë.

FIDANISHTJA

Sipas tij, banorët e këtij lokaliteti me padurim kanë pritur ditën e sotëm për ta konfirmuar përgatitjet për shpalljen e sajë komunë. Ndërkaq, Koordinatori i Iniciativës së Pavarur Qytetare të Hogoshtit me rrethinë, Jahi Kastrati, ka falënderuar këshillin lobues në Prishtinë, Gjilan dhe Dardanë, për përshpejtimin e njohjes së Hogoshtit komunë.

Ai para të pranishmëve të shumtë, ka treguar angazhimin e hogoshtasve dhe mundin e tyre për ta bërë fshatin e tyre komunë. ”Presim që institucionet më të larta të vendit që sa më shpejtë të shpallin Hogoshtin Komunë të re të Kosovës”, ka thënë Kastrati duke shtuar se, hogoshtasit janë në fazën e fundit përgatitore për të ndërmarrë këtë hap, dhe se kjo është vullnet i mbarë qytetarëve të Hogoshtit dhe të atyre nga fshatrat përreth.

Ai ka përkujtuar se Hogoshti historikisht ka qenë Komunë deri në vitin 1958/1959 ku edhe u suprimua nga autoritetet e atëhershme për rrethana të njohura të asaj kohe dhe se me shpalljen komunë tani, vetëm se zbatohet vullneti i qytetarëve të kësaj ane dhe se përpjekjet për komunën e Hogoshtit datojnë me dekada, mirëpo njoftimi në mënyrë zyrtare drejtuar institucioneve të larta të vendit datojnë që nga vitit 2005.

Ai tha se për një gjë të tillë janë në pritje të gjitha lokalitetet përreth, të cilat do të jenë pjesë e komunës se ardhshme. “Hogoshti me rrethinë i plotëson kriteret për një komunë çfarë kërkohet dhe se do të jetë edhe një masë për parandalimin e shpërnguljes së qytetarëve të kësaj ane.

Kastrati ka bërë të ditur se qytetarët e Hogoshtit me rrethinë gjithnjë kanë shpresuar se do të vij një ditë kur do t`i kthehet statusi i komunës së suprimuar me dhunë dhe pa të drejtë. “Qëllimi i themelimit të komunës është sepse do të kemi shërbimet më afër për qytetarin, nxitje më të shpejt të zhvillimit ekonomiko-shoqëror, ndalja e migrimit – shpërnguljes së banorëve nga fshati në qytet, ndërprerja e shpopullzimit të mëtutjeshëm të banorëve, ngase ky territor është i karakterit strategjik” etj.

Ai ka shtuar se në bazë të decentralizimit për themelimin e një komune të re, Hogoshti me rrethinë i plotëson të gjitha kriteret që kërkohen. Hogoshti ish komunë ka një karakteristikë të veçantë, me një pozitë strategjike, është brez kufitar me një gjatësi prej 40 km që kufizohet me Republikën e Serbisë, përfshinë një të tretën e territorit të komunës së Kamenicës , posedon një sipërfaqe prej 200 km katror, me 25 vendbanime, 5-së fshatra të mëdha urbane dhe 20-të fshatra malore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.