Hogoshti, Koretini, Rogana e Thaçi, mbështesin fuqishëm Begzad Sinanin

Kamenicë – Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi me bashkëpunëtorë, të enjten kanë zhvilluar fushatën elektorale nëpër fshatrat e komunës së Dardanës:Hogosht, Koretin dhe Roganë. Në fushatën zgjedhore në këto fshatra, ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministri i infrastrukturës Fehmi Mujota, sekretari i PDK-së, Basri Musmurati dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, nga nikoqirët, kryeministri i vendit u vlerësua si njeriu që doli fitimtar në të gjitha proceset që u zhvilluan për Kosovën. Takimin e parë, Thaçi e kishte paraparë në fshatin Hogosht, ku para një numri të madh të qytetarëve hogoshtas, Thaçi ka uruar të pranishmit për fushatën elektorale me bindjen për fitore në komunën e Dardanës. “Sot e shoh këtë përkrahje me pjesëmarrjen Tuaj dhe mund t’ju konfirmoj sot në Hogosht të komunës së Dardanës se PDK do të fitojë shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
Në fjalën e tij, kryeministri Thaçi, në sheshin e fshatit të stërmbushur të qytetarëve të Hogoshtit, falënderoi hogoshtasit për manifestimin shembullor të organizuar nga krerët e fshatit dhe simpatizantë të PDK-së, për mbështetjen të kryetarit të ardhshëm zotëri Begzad Sinanit, për mandatin 4 vjeçar.
“Ndihem tepër mirë sot në Hogosht. Është fshati i njerëzve të sakrificës, qendra e shpërndarjes së energjive të jashtëzakonshme për këtë trevë, në kuptimin e ndryshimeve pozitive. Prandaj, vlerësoj lartë sakrificën tuaj, mundin tuaj, dijen tuaj dhe e di se jeni njerëz të vendosur që respektoni punën dhe dijen. Ju jeni njerëz që gjithmonë i keni dhënë shumë këtij vendi. Prandaj, ju sot këtu e keni kandidatin për kryetar të komunës, Begzad Sinani, të cilin e njihni ju të gjithë, i besoni dhe të jeni të sigurt se kryetari Sinani, ka pasur dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë në realizimin e të gjitha projekteve që ai do ti ofrojë për Hogoshtin dhe për Dardanën në përgjithësi”, ka thënë Thaçi.
Ai njëherit i ka siguruar se në ndonjë nga mbledhjet e qeverisë së ardhshme të Kosovës, definitivishtë do të respektohet vullneti i qytetarëve të Hogoshtit, për kërkesën e tyre për Hogoshtin komunë. “Nga sot mund të shpall se Hogoshti do të jetë komunë. Unë me Begzad Sinanin do të punojmë ngushtë për zgjedhjen e investimeve për Hogoshtin me rrethinë, dhe deri atëherë kur Hogoshti të bëhet komunë juve ju mbetet që ta zgjedhni kryetarin e ri të komunës së re”, ka thënë Thaçi, duke i thënë hogoshtasve se ka një kontratë me ta.
“PDK-ja, do ti fitojë shumicën e komunave të Kosovës, do të jeni të sigurt se do të fitojmë edhe këtu në Dardanë edhe në Gjilan me rrethinë, prandaj ju ftojë të gjithëve, që në këto ditë që ka mbetur deri më 3 nëntor të mobilizoheni siç dini ju vet, dilni votoni me anëtarë të familjeve tuaja, votoni Partinë Demokratikë të Kosovës, votoni kryetarin Begzad Sinani, votoni numrin 99, dhe votoni për Dardanën evropiane, votoni Hogoshtin evropian për Kosovën evropiane”, ka thënë në fund të vizitës së tij në Hogosht.
Marshuta ka vazhduar më pastaj në fshatin Koretin të komunës së Dardanës, ku është pritur nga simpatizantë dhe përkrahës të PDK-së.
Poashtu edhe në Koretin, Thaçi ka ftuar qytetarët e Koretinit që të zhvillojnë fushatë të vlerave demokratike dhe të votojnë Begzat Sinanin i cili me fitoren e sigurt do të çojë përpara Dardanën.”Ju ftoj që kudo ta prezantoni programin e PDK-së,sepse zotëri Begzat Sinani e ka mbështetjen e plotë të PDK-së në të gjitha projektet që ai prezanton”, ka thënë Thaçi para qytetarëve të Koretinit.
Kurse kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës Begzat Sinani ka thënë se si kandidat për kryetar të Dardanës ka gatishmërinë për t’u përballur me sfidat dhe problemet e këtij lokaliteti, përkushtimin dhe punën e palodhshme për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, është nevoja e qytetarëve që të kenë një kryetar që është gjithmonë në mesin e tyre. “Me qeverinë e Republikës së Kosovës do t’ia arrijmë të rrumbullakojmë infrastrukturën e nevojshme të fshatit Koretin ju do të votoni për zhvillimin ekonomik, ju me votën tuaj do t’i ndëshkoni udhëheqësit e dështuar për 4 vjet rresht”, tha Sinani, duke deklaruar para të pranishmëve se më 3 nëntor qytetarët e komunës së Dardanës do ta japin besimin për kryetar të komunës zotëri Begzad Sinanit.
Ndërsa, vizitën e fundit, PDK-ja e përfundoi në Roganë, ku ambienti i sallës së kulturës ishte e vogël për ti [pranuar të gjithë ata qytetarë që kishin dëshirë të prezantonin fushatën e PDK-së.
Kandidati për kryetar të Komunës, Begzad Sinani, para qytetarëve të Roganës ka treguar se për kë duhet të votojnë qytetarët e sajë.
“Pse duhet ta votoni kandidatin për kryetar të PDK-së, zotëri Begzad Sinanin? 4 vitet që unë i kam konsideruar vite të humbura të Dardanës, janë 4 vite që ju kanë premtuar shkollën në Roganë, nuk jua kanë bërë, ujësjellësin e fshatit nuk jua kanë bërë, trotuarin, ndriçimin publik nuk është bërë, dhe ju mendoni mirë sepse të gjitha këto që i përmenda nuk i keni dhe këto mund t`i bëjë vetëm PDK-ja me Begzad Sinanin dhe Kryeministrin e Kosovës, zotëri Hashim Thaçin”, ka thënë Sinani.
Në fjalën përmbyllëse në Roganë, Kryeminstri Hashim Thaçi, para qindra qytetarëve të Roganës, ka thënë se kryetari Begzad Sinani, ka prezentuar projektet, qëllimet, synimet dhe vizionin e tij evropian për Dardanën evropiane. “Sa i përket kërkesës suaj për Roganën komunë, ju vendosni me vullnetin tuaj. Duke pa pjesëmarrjen tuaj masive këtu në Roganë, jam i bindur se fitorja e PDK-së, do të jetë e thellë dhe bindëse. Ju ftoj të gjithë ju që të vazhdoni fushatën e qetë, korrekte të konkurrencës së lirë, ndërsa ju më 3 nëntor organizohuni dhe votoni të gjithë. ju sigurojë se PDK-ja do të shënoj fitore të thellë dhe bindëse në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa po ashtu edhe në Dardanë presim një fitore bindëse, sepse kryetari Begzad Sinani, ka punuar mirë, ka qenë menaxher i mirë dhe do të jetë kryetar i mirë e që do ta ketë përkrahjen time të pa rezervë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/