UBT

Hogoshti dhe lagja “Çamëria” përfitojnë donacione

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Dy donacione në vlerë 70,000€ dhe 85,000€ për QMF në Hogosht dhe ujësjellësin në lagjen Çamëria Në maj të këtij viti, Komuna e Kamenicës ka arritur dy marrëveshje bashkëpunimi më Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal respektivisht Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ka shkruar Qëndron Kastrati.

Në marrëveshjen me MAPL-në, kjo e fundit është dakorduar që të financojë projektin e propozuar nga Komuna e Kamenicës që ka të bëjë me renovimin e qendrës së mjekësisë familjare në Hogosht.

Vlera e financimit është 70,000€ dhe këto të holla do të përdoren për të përmirësuar gjendjen infrastrukturore të objektit ekzistues së QMF-së në Hogosht. Projekte të tilla do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve mjekësore në komunën tonë.

Uji Dea

Kurse me MZhR-në është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit të ujësjellësit në lagjen Çamëria “Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillim të bizneseve përmes rregullimi të ujësjellësit në lagjen Çamëria në Kamenicë”.

Vlera totale e këtij projektit është 125.500€, ndërkohë që ky investim do të bashkëfinancohet nga MZhR me 85,000€ dhe Komuna e Kamenicës e cila ka ndarë 40,500€. Komuna është përgjegjëse që të fillojë përgatitjet teknike për realizimin e këtij projekti.

Në emër të qytetarëve kam falënderuar zyrtarët e ministrive përkatëse për ndihmën e dhënë. Duke pasur parasysh buxhetin shumë të vogël për investime të tilla, ne si Komunë vazhdimisht do të hartojmë projekte dhe do të kërkojmë ndihmë edhe nga donatorët e jashtëm ka thënë Kastrati./rajonipress/