HW

Hodges: Të hiqen ‘vijat e kuqe’ për Kosovën e Serbinë dhe të mbështeten për t’i rezistuar presionit rus

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-gjenerali i ushtrisë amerikane në Evropë, Frenklin Ben Hodges, në një intervistë për edicionin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin një rol udhëheqës sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe në bisedimet ndërmjet liderëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksander Vucic dhe Hashim Thaçi, duhet të jetë me i madh, udhëheqës”, ka thënë Hodges

Ai thotë se përfshirja e SHBA-së për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qëndrueshme dhe jo e herë pas hershme.

“Përkushtimi ynë duhet të jetë i qëndrueshëm, më shumë se episodik. Ne nuk mund të themi, të organizojnë një konferencë për të (dialogun0, dhe më pas të lëvizim në krejt diçka tjetër”, ka shtuar ish-gjenerali amerikan.

FIDANISHTJA

Përveç tjerash Hodges thotë se është e nevojshme që t’iu krijohet hapësira Thaçit dhe Vuçiqit për të arritur një marrëveshje finale, dhe se për një gjë të tillë thotë se duhet hequr ‘vijat e kuqe’, për t’i mbrojtur dy palët nga një ndikim rus.

“Kjo është arsyeja pse unë mendoj që është e nevojshme të ndihmohet dhe të krijohet hapësirë më e madhe për Thaçin dhe Vuçiqin për të arritur një marrëveshje finale. Është e nevojshme jo vetëm që të hiqen ‘vijat e kuqe’, por edhe për t’i mbështetur dhe mbrojtur nga presioni i Rusisë. Për shembull për ta ndihmuar Serbinë që t’i rezistojë presionit të Kishës Ortodokse e cila ka lidhje me Rusinë”, ka potencuar ndër të tjera Hodges, transmeton Gazeta Express.

Hodges ndër të tjera ka treguar për një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në të cilën presidenti serb ka thënë se do të ishte katastrofike që SHBA-të të mos përfshiheshin në zgjidhjen e problemeve në Ballkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.