UBT

Hodges: Kosova e ka mbështetjen e SHBA-së, por Serbia nuk shikohet si ajo e 1999-shit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtori i Qendrës së Washingtonit për Analiza të Politikës së Evropës,thotë se nuk duhet të zvarritet vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pavarësisht nga fërkimet politike në Kosovë dhe zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të bëhen në qershor.

Me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë e të Francës që Beogradi e Prishtina sa më parë të vazhdojnë dialogun, Hodges thotë se ishte i dëshpëruar pse në deklaratën e përbashkët të ministrave të Gjermanisë e të Francës nuk ishin përmendur edhe përpjekjet e SHBA-së, derisa shonë se shpreson për një bashkëpunim të të gjitha palëve.

“Do të doja të mendoj se ka pasur njëfarë koordinimi në mes të përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian, si dhe të përpjekjeve që po bën SHBA-ja. Mendoj se përpjekjet e përbashkëta do të jepnin shanset më të mira për sukses, meqë përfaqësojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, ka thënë Hodgs për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas tij presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë nën presion të madh ë vijës së fortë në terrin e brendshëm, e po ashtu edhe të Kremlinit për të cilin thotë se “me asgjë nuk kontribuon për arritjen e zgjidhjes së mundshme”.

Hodges konsideron se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të synojnë mënyra për mbrojtjen e të dy palëve.

“Kjo do të thotë: të hezitojnë nga imponimi i vijave të kuqe, mbajtja e leksioneve dhe të ofrojnë shpresë. Është e nevojshme që integrimi drejt Perëndimit të duket real dhe i arritshëm. , në mënyrë që dy presidentët të mund t’iu tregojnë qytetarëve të vet se ky proces ka vlerë. SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkarisht për këtë gjë”, thekson Hodges.

Eco Higjiena

Ai tutje thotë se “absolutisht është koha e duhur për përpjekje konstante dhe për mbështetje të dialogut”.

Hodges ka shtuar se SHBA është njëri nga vendet “që Kosovës i japin mbështetjen më të fuqishme”, por edhe shteti që e ka të qartë se Serbia e vitit 2020 nuk është Serbia e 1999-shit.

“Ky është momenti, nëse të gjitha palët relevante do të bashkëpunojnë”, ka thënë Hodges.

Hodges nuk është përgjigjur në pyetjen si do të duket dhe çfarë duhet të përmbajë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka deklaruar se krahas mbështetjes nga SHBA dhe BE për qëndrueshmëri, shpresë dhe konsistencë, palëve në proces duhet siguruar opsionin strategjik.
Hodges nder të tjera konsideron se Serbia mund të ketë “ndikim përkatës dhe stabilizues në rajon”, duke arritur marrëveshje paqësore me Kosovën. /Lajmi.net/