Fundamenti

Hitzfeld: Qe pse Bayerni e largoi Shaqirin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ottmar Hitzfeld, ish selektori i Zvicrës, ka treguar arsyen përse Bayern Munich ka lejuar Xherdan Shaqirin të largohet nga ekipi.

Ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, mendon se Bayern Munich ka vepruar mirë që ka lejuar Xherdan Shaqirin të largohet nga ekipi. Ylli kosovar u transferua te Interi, me të cilin ekip ka nënshkruar deri në vitin 2019.

RCCOLA

“Jo të gjithë futbollistët e pranojnë bankën e rezervistëve. Kjo mund të bëhet e rrezikshme, sidomos në pjesën e dytë të sezonit ku futbollistët fillojnë të jenë të pakënaqur që janë rezervistë. Ekziston rreziku që ndonjëri prej tyre të shpërthejë”, ka thënë Hitzfeld.