Hitzfeld beson te Xhaka
Granit Xhaka nuk e pati një sezon të mirë me Borussia Monchengladbachun, duke qëndruar kryesisht në bankinë.
Por, kjo nuk do ta pengojë mesfushorin kosovar që ta japë kontributin e tij në Kampionatin Botëror me Zvicrën.
Përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld duket se ka besim te 21 vjeçari. Futbollisti prishtinas e di se çka kërkon trajneri gjerman nga ai, kështu që, ish-futbollisti i Baselit mund t’i ofrojë të gjitha ato që i kërkohen.
Gjithashtu, ish-trajneri i Bayern Munichut ka besim të plotë edhe tek Admir Mehmedi, i cili pati sezon të mirë me Freiburgun dhe mund të ketë minutash të mjaftueshëm në Botëror.