Hithra, ilaç kundër pagjakësisë dhe alergjive pranverore

Për hithrat (lat. Urtica dionica) e dinë pothuajse të gjithë sa e dobishme është. Është ilaç natyral te pagjakësia, reumatizmi dhe dhimbjet e nyjave, të thatin në lukth, pagjumin. Përmban proteina, karbohidrate, yndyrë, hekur, magnez, vitamina C, A, B2, B5, K.
Është pastrues i gjakut, parandalon inflamacionet dhe hedh substancat e dëmshme nga trupi. Është ushqim ideal për pranverë. Gjethet t’i përdorni si spinaq, e të thata përdoren si erëz apo si çaj. Personave që vuajnë nga gurët në veshka, ju preferohet ta përdorin si spinaq. Çaji nga hithrat përgatitet duke mbushur një lugë plot me gjethe të thata të hithrave, të pastruara mirë dhe duke i përzier me ujë të vluar, i lini të qëndrojnë për 60 deri 90 sekonda. E pini kur të jetë ftohur paksa në gllënjka të vogla. Nëse e konsumoni për disa ditë, do të forconi sistemin imun, do ta shtoni energjinë, i shkon për shtati veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
ZBUT ALERGJITË PRANVERORE
Ekspertët kanë dëshmuar se hithrat veprojnë edhe te alergjitë pranverore. Para se ta përdorni si shurup, ekstrakt ose çaj, këshilloni mjekun. Pasi përmban shumë kalium, zbut inflamacionet e kanaleve urinale dhe parandalon formimin e gurëve në veshka. Hekur në hithra nxit formimin e rruazave të kuqe të gjakut, parandalon aneminë.
(Kosova Sot)