HW

HISTORIKE: Triumfon Shqipëria, shpreson në kualifikim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombëtarja shqiptare në futboll e ka regjistruar fitoren e parë historike në një Kampionat Evropian duke e mposhtur Rumaninë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A.

Pas një fillimi paksa më të mirë të kundërshtarit, skuadra kuqezi e mori kontrollin e lojës dhe filloi me rastet e njëpasnjëshme.

Një nga momentet fantastike në gjysmëlojën e parë e pati Ermir Lenjani. Pas një kundërsulmi të Kuqezinjve, Sadiku e gjeti për mrekulli Memushajn, i cili pasoi në zonë te anësori shqiptar që e pati portën e zbrazët, por goditi mbi të. Në vazhdim një tjetër rast të mirë e pati Migjen Basha, mirëpo edhe goditja e tij përfundoi mbi portë.

Dhe momenti historik erdhi në minutën e 43-të. Ledian Memushaj tregoi teknikë të mrekullueshme dhe dërgoi një harkim të bukur në zonë, ku e priti Armando Sadiku dhe realizoi me kokë (43’). Ky ishte goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe në këtë mënyrë emri i sulmuesit shqiptar ka hyrë në analet e historisë.

UBT

Kombëtarja jonë shkoi në pushim me epërsi prej një goli, ndërsa në pjesën e dytë zhvilloi një lojë më të qetë dhe më defensive. Zëvendësimi i Sadikut me Bekim Balajn e uli paksa tempin e lojës së shqiptarëve, të cilët u angazhuan për ta mbrojtur rezultatin.

Dhe kjo u dha zemër rumunëve për të tentuar të shënojnë. Një nga rastet më të mira e pati Florin Andone në minutën e 77-të duke e goditur shtyllën.

Inkuadrimi i kapitenit Lorik Cana në minutat e fundit (83’, në vend të Bashës), i inkurajoi Kuqezinjtë që ta kërkonin edhe golin e dytë, por përkundër rasteve të krijuara, nuk u treguan efektivë.

Me këtë triumf, Kombëtarja Shqiptare është e treta në Grupin A, me tri pikë dhe do të shpresojë për kualifikim të mëtutjeshëm, gjë që e meritojnë tifozët shqiptarë. Por, kjo do të varet nga renditja e skuadrave në grupet tjera të ‘Euro 2016’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.