Eko Higjiena

Historike: Si u bë kampion Drita në vitin 2002 – 2003

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Ndeshja e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në qytetin e Pejës, në mes Prishtinës e Dritës, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek “Plisat” e Prishtinës e “Intelektualëve” të Dritës, por tek të gjithë futbolldashësit Kosovar.

Për “gurmanët” e futbollit dhe për skuadrën e Dritës, viti 2003 ishte hera e parë që “bardh e kaltërtit” e Dritës, u stolisen në historikun e tyre me titull të kampionit.

Vitet e pasluftës për futbollin konsiderohen si vitet më të arta të futbollit Kosovar, në futbollin Kosovar fanelat e skuadrave të ndryshme i djersitnin shumë futbollist me emra të mëdhej, ndërsa në çdo qytet mbusheshin stadiumet me shikues.

Skuadra e Dritës stinorin 2002/03 e filloi furishëm, sulmit i printe Selman Berisha e Shpëtim Hasani ndërsa në mbrojtje ishte her Xhemajl Zeqiri e Afrim Shahini, me mbrojtje të çeliktë në krye me Gjinovcin e Ademin e në mesfushë me Limanin e Keqin, duke mos i anashkaluar edhe futbollistët tjerë.

Drita kishte vetëm një konkurrent e ajo ishte Prishtina, me futbollist shumë cilësor siç ishin vëllezërit Humolli, Mushica,Dallku, Zhjeqi, Plepolli, Emra, Llumnica e shumë të tjerë.

Drita pjesën vjeshtore arrin ta mposht Prishtinën në Prishtinë me rezultat 2-1 me golat e Selmon Berishës i cili mposht Bestelicën, ndërsa për Prishtinën kishte shënuar Llumnica, nuk duhet harruar mbrojtjen fenomenale të portierit të Dritës, Afrim Shahinit.

Drita bën një hap të madh me këtë fitore dhe nga 13 ndeshjet e zhvilluara arrinë të shpallet kampione vjeshtore me 27 pikë e përcjellur nga Prishtina me 26 pikë.

Futbollistët e Dritës kishin arritur 7 fitore, 6 barazime dhe asnjë humbje, kishin shënuar 28 gola ndërsa kishin pranuar 13 gola.

Realizatori më i mirë vjeshtor ishte Selman Berisha me 15 gola të shënuar.

Në këtë kampionat garonin 14 skuadra, ndërsa dy pozitat e fundit renditen Kosova(P)
dhe Dukagjini.

Nën drejtimin e Hysni Maxhunit, Drita e fillon mjaft mirë stinorin pranveror duke radhitur një pas një rezultate, por kohë pas kohe ndërronin pozitën e parë me Prishtinën, ishte gjithçka e paparashikueshme kalkulohej në mënyra të ndryshme titulli i kampionit, pasiqë diferenca e pikëve në mes Dritës e Prishtinës ishte vetëm një pike, hendikep i madh ishte golashënuesi më i mirë i Dritës, Selman Berisha i cili lëndohet dhe nuk paraqitet në disa ndeshje.

Në javën e 22-të, Drita humb pozitën e parë befasisht kur kishin mbetur edhe 4 javë
gjerë në fund të kampionatit, kësaj radhe humbje të papritur pëson nga Kosova e Prishtinës në Prishtinë me rezultat 2-1, ndërsa Prishtina në këtë javë shënon fitore ndaj Flamurtarit me rezultat 3-1 dhe kryeson tabelën me 42 pikë, një më shumë se Drita në pozitë të dytë.

Kryesia e Dritës të cilës i printe legjenda e pakontestueshme e Dritës, Selami Osmani-Bezi, 6 javë para përfundimit të kampionatit sjell trajnerin Ramadan Cimilin, i cili mobilizon skuadrën siç është më së miri.

Uji Dea

Drita arrinë ta marrë kreun tri javë para përfundimit të kampionatit, pasi Vëllaznimi në Gjakovë mposht Prishtinën me rezultat 1-0, ndërsa Drita arrinë ta mposht në Gjilan, Ferizain me rezultat 3-0.

Gjithçka e paqartë gjerë në sekondat e fundit të çdo ndeshje në javën e 24-të, Drita kryesonte me 47 pikë, një pikë më shume se Prishtina.

Java e 25-të, ishte kaptinë në vete gjithçka ishte e paqartë dhe vjen ndeshja shumë e pritur Drita –Prishtina, ku vendosej gjithçka për titull të kampionit.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, pikërisht ushtruesi i detyrës së sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Blerim Vula, kishte paraqitur kërkesë në Bordin e FFK-së para ndeshjes Drita- Prishtina, që kjo ndeshje të drejtohet nga gjyqtarët nga Shqipëria në krye me gjyqtarin Sokol Jarecin të cilët kishin udhëtuar në Kosovë.

Për një gjë të tillë kryetari i Dritës, Selami Osmani- Bezi, reagon ashpër dhe nuk pranon që treshja nga Shqipëria në krye me Jarecin, ta drejton derbin përcaktues për titull të kampionit.

Më pas Federata e Futbollit të Kosovës, vendos që derbin ta drejtoj Isa Mustafa nga Mitrovica.

Në javën e 25-të, stërmbushet stadiumi ishte dita e fundit e muajit Maj, emocione të paparashikuara, Hysni Gjinovci një futbollist i dëshmuar dhe një futbollist mjaft inteligjent lanson një projektil nga 35 metra dhe e lenë të shtangur portierin Bajraktari i cili kishte ardhur nga Austria për të mbrojtur pikërisht kundër Drites, dhe shpërthen “vullkani” në stadium nga shikuesit rezultatin arrin ta barazon Llumnica, ndeshja përfundon me rezultat 1-1, Drita tani kishte, Prishtina 47 pikë.

Drita kishte edhe një përballje me rivalin lokal Gjilanin në ndeshjen e fundit, ndërsa Prishtina në stadiumin e saj takohej me Kosovën e Prishtinës.

Prapë rikthehen emocionet në javën e fundit.
Për befasi në këtë përballje të rivalëve lokal, Gjilani në javën e fundit paraqitet kryesisht me futbollist Junior, pasi gjithçka kishte mbaruar për skuadrën e Gjilanit e cila gjendej në mesin e tabelës, këtë më së miri e shfrytëzon Drita duke e mposhtur me rezultat 6-0, me golat të cilët i kishin shënuar Berisha 2 gola Hasani tre dhe Limani një.

Ndërsa, Prishtina në javën e fundit e deklason Kosovën(P) me rezultat 5-1.

Në fund nga 26 ndeshje të zhvilluara, Drita shpallet Kampione për herë të parë në historikun e klubit duke shënuar 14 fitore 8 barazime dhe 4 humbje, duke shënuar 53 gola ndërsa pranuar 22 gola, me 51 pikë të tubuara, e ndjekur nga Prishtina me 50 pikë e cila e përfundon kampionatin në pozitë të dytë.

Golashënuesi më i mirë i këtij kampionati ishte Selmon Berisha me 18 gola të shënuar, ndërsa nga Liga largohen dy skuadra Liria e Dukagjini ./sylejman ismajli/rajonipress/