ARKATANA

Historike : Si ndërroi jetë para 44 vitesh hendbollisti Muharrem Gashi në Vishegrad të Bosnjës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Njëri ndër talentët më të mëdhenj të hendbollit gjilanas e Kosovar, Muharrem Gashi në moshën 23 vjeçare me 15 gusht 1978 në Vishegrad të Bosnjës kishte ndërruar jetë në një ndeshje miqësore të hendbollit.

Ish-hendbollisti Muharrem Gashi ishte student i vitit të tretë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, poashtu ishte edhe anëtar i Kombëtares së Kosovës në hendboll. Gashi i cili konsiderohej njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë e më gjerë, ishte shumë afër të jetë edhe hendbollist i ish-Jugosllavisë por vdekja e mori mu në kulmin e karrierës së tij.

Në vitin 1978 KH Bozhur ishte anëtar i Ligës së Dytë të ish-Jugosllavisë, ndërsa përgatitjet kishin vendosur ti kryenin në qytetin e Vishegradit në Bosnje Hercegovinë. Pas tri ditësh përgatitjeve Bozhuri kishte vendosur të luante një ndeshje miqësore me Radniqkin e Gorazhdës, i cili poashtu ishte në përgatitje në këtë qytet.

Hidromorava

Momenti kritik i kësaj ndeshje ishte minuta e fundit e pjesës së parë Muharrem Gashi merr një top gjuan fuqishëm në portën kundërshtare dhe plandoset në fushën e çimentos në gjendje kritike. Me gjithë përpjekjet e mjekeve dhe qytetit të Vishegradit nuk arritën ta shpëtonin ishte një humbje e tronditje e madhe për bashkëlojtarët dhe gjithë klubin e Bozhurit.

I tërë qyteti i Vishegradit ishte në pikëllim siç kanë bërë të ditur bashkëlojtarët e tij i madh e i vogël trupin e Muharrem Gashit e kanë përcjell me lot në sy.

Varrimi i ish-hendbollistit dhe talentit më të madh të hendbollit Kosovar në Gjilan, ishte bërë në mënyrë madhështore, i gjithë qyteti i Gjilanit e shumë qytetar anembanë Kosovës e ish-Jugosllavisë kishin ardhur ti japin lamtumirën e fundit. Për ish-hendbollistin gjilanas, Muharrem Gashi ishte gjuajtja dhe goli i fundit në karrierën e tij, buzëqeshja e gëzimi u zëvendësuan me lot e dhimbje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.