Mobi Casa

Historike – Si e kundërshtoi Ajvaz Sejdiu, Federatën e Boksit të ish-Jugosllavisë në vitin 1981?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ajvaz Sejdiu i cili edhe pak javë mbush 14 vjet që nuk është në mesin tonë, pasi kishte ndërruar jetë me 9 qershor të vitit 2008, duke i lënë të pikëlluar familjarët e tij qytetarët, sportistët e punëtorët e ish-ndërmarrjes “Gosha” – tani Çeliku.

Sejdiu ishte një kuadër shumë i dashur tek populli i Gjilanit, ai me mjaft sukses kishte udhëhequr ndërmarrjen për punimin e metaleve “Gosha”. Ai ishte “mur” i pa kaluar për armikun shekullor serb. Sejdiu tërë jetën e tij gjerë sa jetoi në moshën 71 vjeçare, kontribuoi për të mirën e popullit shqiptarë në mënyra të ndryshme.

Ajvaz Sejdiu përpos që ishte një ekonomist dhe drejtues i suksesshëm, ai ishte edhe një sportist i rrallë – ai me të madhe e dashuronte sportin e boksit, por kishte edhe një karierë të suksesshme futbollistike në C.Zvezda të Gjilanit.

Ish-kryetari i KB Partizan – tani e më vonë KB Drita, Ajvaz Sejdiu, e mori këtë klub nën drejtimin e tij, në vitin 1980 gjerë në vitin 1990, kur pushteti serb largoi gjithçka që ishte shqiptare nga Palestrat Sportive.

Në vitin 1981 ish-presidenti i këtij klubi, Ajvaz Sejdiu, i cili në mesin e këtij klubit kishte boksierë të kalibrit të lartë, arrinë që KB Partizan ta inkuadron në Ligën e dytë të ish-Jugosllavisë në boks, me shumë boksier cilësor, siç ishin: Vehat Xhemaili, Selami Emini, Subahat Xhemaili, Selami Emini, Musli Zymberi, Nazim Halili, Nezir Hyseni, Ismet Haziri, Gani Berisha, Shemsi Kurtalani e të tjerë të cilët i udhëhiqte ish-trajneri i mirënjohur, Elmaz Bajrami.

Hidromorava

Me të shpallur kampion KB Partizan në vitin 1981, Federata e Boksit e ish-Jugosllavisë, e cila konsiderohej më e forta në Evropë të cilin i printe serbo-malazezi, Danillo Ivanoviq, kërkon që skuadra nga qyteti i Gjilanit, KB Partizan, të boksoi në qytete të Serbisë, në Nish e Leskovc, për shkak protestave studentore të vitit 1981.

Por, ish-presidenti i KB Partizan, Ajvaz Sejdiu, e kundërshtoj ashpër këtë vendim të kësaj Federate, duke theksuar. “Këta boksierë dhe ky klub nuk është as i Nishit, as i Leskovcit dhe as i Serbisë, ky klub ka traditë dhe është i qytetit të Gjilanit në vendin e quajtur Kosovë. Këta djem i kanë familjet në këtë vend dhe djersa e tyre është derdhur për ngjyrat e klubit dhe qytetit të Gjilanit, nëse kërkoni me ngulm se kërkesa e juaj do të realizohet e keni shumë gabim z.kryetar Danilloviq, ne edhe më tutje do të vazhdojmë të djersitim grushtat tanë për të mirën e qytetit tone”.

Pas shumë diskutimesh Federata e Boksit e ish-Jugosllavisë, arrinë të pajtohet që boksierët e KB Partizan të boksojnë në Gjilan. Ish-boksieri i KB Partizan, tani trajner i mirënjohur në boksin e Kosovës, Nazim Halili, kujton me shumë nostalgji ish-kryetarin e tij, Ajvaz Sejdiun. “Ai ka qenë nëna e baba i KB Partizan, me ardhjen e tij ne kemi frymu shqip në klub. Ai çdo boksierit i ka dalur në ndihmë, ai ka qenë zemra e klubit, pa të as klubi nuk do të ekzistonte. Sot pas 41 vitesh për suksesin e KB Partizan i falënderohem nga zemra ish-kryetarit tonë Ajvaz Sejdiu, për gjithçka që ka bërë për ne”.

Poashtu, edhe ish-boksieri e tani trajner i mirënjohur në boksin e Kosovës, Musli Zymberi, me shumë respekt kujton momentet me ish-kryetarin, Ajvaz Sejdiun. “Nuk e di a mundemi ti tregojë të gjitha, se ka shumë të mira të tij për këtë sukses dhe për këtë popull.

Ai e deshti, e respektoi e kontribuoi gjerë në momentet e fundit të jetës së tij për popullin shqiptarë. Jam shumë i lumtur e i nderuar që kam qenë pjesë e epokës së tij”. Ajvaz Sejdiu ka ndërruar jetë me 9 qershor 2008, por veprat, dashuria dhe patriotizmin që e kishte për popullin shqiptar nuk do të shuhen kurrë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.