Uji Dea

Historike: Për herë të parë tri shqiptare në top listën zyrtare të këngëve ritmike më të dëgjuara të vitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Billboard është llogaritësi më i madh i hiteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tani që jemi në fund të vitit, Billboard ka filluar me publikimin e top-listave zyrtare për 10 këngët më të dëgjuara të zhanreve të ndryshme.

Të enjten u prezantuan 10 këngët më të dëgjuara të vitit të zhanrit dance/eletronic.

Kësaj liste i paraprin shqiptarja Dua Lipa me këngën e saj “Cold Heart (PNAU Remix)”, në bashkëpunim me këngëtarin legjendar Elton John.

Por ajo nuk është e vetmja, pasi pjesë e top-listës janë edhe dy shqiptare të tjera: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Eco Higjiena

Ava Max ndodhet në vendin e katër me këngën “The Motto”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ-in e famshëm ndërkombëtar, Tiësto.

Ndërkohë, në vendin e shtatë ndodhet e renditur Bebe Rexha për hitin e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Vlen të përmendet që kjo listë është suksesi vjetor i këngëve të zhanrit ritmik dhe elektronik, por secila prej tyre ka datë të ndryshme publikimi.

Gjersa këngët e Duas dhe Avas janë të publikuara që nga viti i kaluar, ajo e Bebe exhës ka vetëm tre muaj që është lasnuar dhe ka përfunduar e shtat si rrjedhojë e mos-kohës së duhur për t’u ngjitur ndoshta edhe më lart. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.