UBT

Historike: Kampionati i parë i KF Drita në vitin 1991-1992

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Represionin populli Shqiptar që përjetoi një shekull të tërë nga shteti i Serbisë nuk kishte kufi, një gjë të tillë e përjetuan edhe futbollistët të cilët i larguan me dhunë nga fushat e blerta të futbollit.KF Drita që nga formimi i saj në vitin 1947 kishte vështirësitë e saja, por gjithmonë në momentet e duhura njerëzit që e kanë dashur këtë klub ju kanë dalë në ndihmë në momentet e duhura.

Ishin kohë të vështira pushteti serb gjithçka çka ishte Shqiptare shkatërronte para vete, sportistët mbetën nën mëshirën e fatit u larguan e u maltretuan nga organet e dhunshme serbe duke ju shkurtuar karrierën futbollistike të rinjëve Shqiptarë.

Pas largimit nga fushat e futbollit futbollistët u detyruan të riorganizohen në mënyra të ndryshme për të mbijetuar, këtë gjë me mjaftë suksese dhe sakrificë të madhe e arritën njerëzit largpamës të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre me të vetmin qëllim që futbollistët ti rikthehen futbollit duke i kundërshtuar ashpër masat e dhunshme serbe të cilat filluan në fillim të vitit 1990.

Për të mirën e futbollit, futbolldashësit filluan të bëjnë paralelizimin e futbollit të Kosovës kundër pushtetit serb, por në kushte tejet të vështira duke zhvilluar ndeshjet në livadhe, djerrina e ara të fshatrave të Kosovës.

KF Drita që nga formimi i saj në vitin 1947 kishte vështirësitë e saja, por gjithmonë në momentet e duhura njerëzit që e kanë dashur këtë klub ju kanë dalë në ndihmë në momentet e duhura.

Kampionati i parë i futbollit të Kosovës në vitin 1991-92 gjithmonë do të shkruhet me shkronja të arta, ishte kampionati i parë në të cilin po garonin vetëm futbollistët shqiptarë duke kundërshtuar pushtetin serb dhe duke i treguar se futbollin e Kosovës nuk mund ta ndalin as ato represione të rrezikshme të pushtetit të dhunshëm të Serbisë.

Sakrificën e KF Drita e filluan Ajvaz Sejdiu (kryetar), Nazmi Halili (sekretar), ndërsa trajnerë u përzgjodhën Ekrem Beqiri-Rukovci e Skender Hoxha ndërsa Naser Sylejmani (ekonom).

Ndërsa gjilanasi Jakup Berisha, ishte anëtar i kryesisë së bashkimit të shoqatës së pavarur të futbollit të Kosovës.

Historiku i futbollit të Kosovës dhe KF Drita po hapte një kapitull të ri me 14 shtator 1991 në fshatin Llukar, KF Drita zhvillon ndeshjen e parë me Besëlidhjen nga Prishtina duke triumfuar me rezultat 3-1 golashënues për KF Drita në këtë ndeshje historike ishte Haki Azemi, Daut Murseli e Arben Maliqi.

KF Drita në këtë ndeshje historike u paraqitë me këtë formacion: Jaha, B. Sylejmani, Murseli, Kryeziu, I. Sylejmani (Zubaku), Syliqi (Kurtalani), Azemi, Shkodra, Hajrullahu, Maliqi, Krasniqi.

KF Drita nga 18 xhirot e zhvilluara u rendit në pozitën e 5-të me 25 pikë të tubuara shënoi 9 fitore, 7 barazime dhe pësonin në dy ndeshje me gol diferencë 35 gola të shënuar ndërsa pranoi vetëm 17 gola, ndërsa kampion i parë i Kosovës u shpall KF Prishtina.

Fundamenti

Në stinorin pranveror KF Drita organizohet edhe më mirë duke zgjedhur strukturat udhëheqëse të klubit, një iniciativë për përzgjedhjen e kryesisë e ndërmorën Nazmi Halili sekretar i klubit, Hafiz Gashi kryetar i shoqatës së sporteve në komunën e Gjilanit, anëtar të shoqatës Kemajl Halimi, Jakup Berisha, Rexhep Kryeziun, Jahir Kurtalani si Ekrem Beqiri-Rukovci e Skender Hoxha.

Nga kryetari i klubit lirohet Ajvaz Sejdiu i cili kalon në klubin e boksit Drita, ndërsa nga të pranishmit emërohet kjo kryesi e KF Drita. Jakup Berisha(kryetar), Ajnur Maksuti (nënkryetar), Nazmi Halili (sekretar dhe arkëtarë ndërsa anëtarë të tjerë ishin Haki Azemi, Gani Shkodra, Bejtullah Kqiku, Shëngyl Imami, Refik Rexhepi, Rifat Musliu, Sabit Orana dhe Rexhep Kryeziu.

Me nostalgji të madhe para 25 vitesh kujtojnë dy trajnerët Ekrem Beqiri-Rukovci e Skender Hoxha të cilët së bashku me futbollistët ishin akterë të zhvillimit të ndeshjeve futbollistike.

“Janë vite të vështira, por të krenarisë jo vetëm të KF Drita, por në përgjithësi të futbollit të Kosovës futbollistët tanë kanë qenë heronjë të vërtetë, ata sakrifikuan gjithçka vetëm për një qëllim për idealin e popullit shqiptarë dhe për ngjyrat e klubit, janë vite kur zhvilluam ndeshjet të jesh apo të mos jesh por së bashku pa dallim kemi dhënë tërë potencialin tonë që kemi pasur për të mirën e klubit”, shprehen dy trajnerët Beqiri dhe Hoxha.

Dashuria ndaj popullit Shqiptarë, rinisë dhe futbollit për Sekretarin e parë të këtij klubi Nazmi Halili ishin me tepër se një jetë.
“Për t’ju përveshë një pune të tillë ka qenë shumë vështirë por dashuria për vendin dhe ndaj popullit i mposhtë të gjitha barrierat, jam shumë krenar dhe i lumtur që i takojë kësaj historie të re të sportit Gjilanas e Kosovarë, ne kemi qenë më tepër se një familje por i mbijetuam të keqes së bashku me popullin e Kosovës” thekson ish sekretari i KF Drita, Nazmi Halili.

Për ish futbollistin Gjilanas dhe anëtar shumëvjeçarë në futbollin e Kosovës Jakup Berisha fillimi i vitit 1991-92 ishte vit i kthesës historike të futbollit të KF Drita dhe atij të Kosovës.”T`i kujtosh ato vite është vështirë, por krenaria ndaj futbollit dhe ndaj popullit të Kosovës i mposhtë të gjitha pengesat, të gjithë ata që kanë kontribuar edhe me një gotë ujë për futbollistët e Dritës i falënderojë nga zemra me atë gotë të ujit ne kemi mposhtë padrejtësitë e sportistëve tanë”, shprehet Berisha i emocionuar.

Futbollistët e parë të KF Drita në vitin 1991-92 ishin Bashkim Jaha, Besnik Jaha, Rexhep Neshati, Mustafë Ibrahimi, Blerim Sylejmani, Daut Murseli, Ilmi Sylejmani, Muhamet Syliqi, Veton Xhemajli, Landrit Ibrahimi, Enver Kurtalani, Veleveton Zubaku, Agron Xhemaili, Ekrem Kryeziu, Haqif Shkodra, Skender Hajrullahu, Arben Maliqi, Adnan Aliu, Faruk Halimi, Sadullah Ajeti, Naser Ajeti, Haki Azemi, Agron Krasniqi, Gazmend Hyseni, Bajram Leka, Raif Bajrami, Halil Halili, Selajdin Jerliu e Naser Bunjaku.

Pa ndihmën e donatorëve edhe aktiviteti i KF Drita nuk do të mund të zhvillohej, sipas hulumtimit tonë njerëzit që kontribuuan në këto momente të vështira ishin, “Bejta Comerc”, “Alia Comerc (Nuri Kqiku)”, “Grosisti (Fazli Aliu)”, Mumin Alidema, Jakup Berisha, Irfan Sërmaxhaj, Shëngyl Imami, Selami Osmani-BEZI, Avdullah Syla, Tefik Ibrahimi, Fadil Kaculi, Fuadi, Qaniu, Bujari nga Presheva, Mazllumi, “Dobrusha”, Ymer Hoxha, Rifat Sylejmani, “Kosova Trans “, Hafiz Emërllahu.

Ndërsa nga vetë kryesia e klubit i vetmi që ndihmoi në mënyrë financiare ishte Ajnur Maksuti i cili përgjatë tërë edicionit të garave ishte i gatshëm në çdo moment të kontribuonte.

Tani e 25 vite dramat, vuajtjet, rrahjet, maltretimet, pa fusha të futbollit, pa rroba sportive, pa topa, pa ngrënë e pa pirë, kontributi i këtyre heronjëve të futbollit është rikthyer në pranimin e FFK-së në dy organizata të futbollit Evropian e Botërorë në atë UEFA e FIFA.

Këto ngjarje janë historike për të mos u harruar me breza të tërë./sylejman ismajli/ rajonipress/