UBT

Historike: Drita kalon në fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

KF Drita është e destinuar për të shkruar historinë në futbollin kosovar. Pak ditë pasi u bë skuadra e parë kosovare që shënon fitore në Evropë, kampionët e Kosovës janë bërë po ashtu skuadra e parë e vendit tonë që kalon në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi ka arritur të mposht me rezultat 1:4 kampionët e Gjibraltarit, FC Lincoln.

Me fitoren 1:4 ndaj Lincoln, Drita ka arritur të kalojë fazën parakualifikuese, për t’u kualifikuar për në fazën tjetër, pjesë e së cilës janë skuadrat më profesionale të Evropës.

As vetë lojtarët e Dritës nuk e kanë menduar një start aq të mirë, kur pas dy minutash gjetën epërsinë.

Ishte Liridon Leci që në minutën e 2’ shënoi për 0-1.

Kampionët e Kosovës vazhduan dominimin, duke u paraqitur disa herë me raste të mira para portierit vendas. I ngathtë në disa momente u tregua sulmuesi Leotrim Kryeziu, që dështoi në disa raste.

Kryeziu një rast jashtëzakonisht të mirë e kishte edhe në sekondat e parë të pjesës së dytë, por vetë ishte i njëjti, ai i pjesës së parë, duke dështuar sërish.

Humbja e një mori rastesh i kushtoi Dritës, kur vendasit në minutën e 61’ përmes Corrall, arritën të barazonin në 1:1.

Eco Higjiena

Barazim rikthej edhe disponimin për lojë te Lincoln, që dominuan në tërësi ekipin kosovar deri në fund të ndeshjes, por pa arritur golin e dytë për fatin e mirë të Dritës.

Pas 90 minutave, Lincoln 1:1 Drita, dhe ndeshja shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Vazhdimet e para prej 15 minutave sollën gol për Dritën, që riktheu epërsinë në 1:2 me anë të Liridonit Lecit që shënoi nga penalltia në minutën e 115’ të ndeshjes.

Ky ishte goli i dytë i Lecit në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Drita pas shumë rasteve të humbura, Drita shënoi edhe dy gola të tjerë, me anë të Shabanit dhe Nezirajt, që shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshjen e radhës Drita e zhvillon me skuadrën e madhe suedeze, Malmo./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.