Historike: 41 vite nga tragjedia e dy futbollistëve gjilanas
Gjilan – Pas 41 vite ish futbollisti Ekrem Beqiri-Rukovci shpalosë zemrën për herë të parë, duke treguar aksidentin tragjikë i cili patë tronditur jo vetëm qytetin e Gjilanit, por edhe atë Kosovar. Nata e kobshme e këtij aksidenti tragjik kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 7 shkurtit të vitit 1975, duke u ndarë përgjithmonë nga jeta dy ish futbollistët e shquar të asaj kohe Nazim Rexhepi e Ali Haziri.
Në këtë dimër të vonshëm dhe të kobshëm të vitit 1975 aksidenti me fatalitet kishte ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë duke pikëlluar shumë dashamirë të sportit e veçanërisht ata të futbollit.
Pas 41 vite ish futbollisti i C. Zvezdës dhe Dritës e më vonë edhe trajner i ‘bardh e kaltërve’ të Dritës Ekrem Beqiri- Rukovci për herë të parë për një medium kujton ngjarjen e kobshme të dy bashkëlojtarve të tij Nazim Rexhepi e Ali Haziri.
“Tani e 41 vite jam me dy bashkëlojtarët e mij Nazimin e Aliun kemi qenë shok të pandashëm kemi luajtur së bashku futbollë kishim ëndrrat tona ishim të rinjë ishim në fillim të karrierës futbollistike unë kisha mbushur 20 vite, Nazimi 22 ndërsa Alia ishe 25 vjeçar kishim shumë ëndrra por ato nuk u realizuan asnjëherë kështu paska qenë fati ynë”, shprehet Ekrem Beqiri-Rukovci me nostalgji të madhe.
Ekremi nuk i përmban lotët deri sa përkujton ngjarjen tragjike.
“Ali ishte vozitës i veturës “Fiqa” unë isha pranë tij ndërsa Nazimi ishte mbrapa përnjëherë kemi humbur kontrollin dhe jemi përplasur në një autobusë të parkuar ishte natë shumë e ftoftë. Aliu ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa Nazimi ka pasur shenja jete gjerë në spital ku pas disa orësh edhe ai ka ndërruar jetë unë kam qenë i pa vetëdije ka qenë një tmerr i vërtet, tani e 41 vite ato skena asnjëherë nuk më largohen nga koka por kjo është jeta me peripeci të ndryshme”.
Ish futbollisti Ekrem Beqiri-Rukovci edhe sot është i bindur se si të intervenohej më shpejt ndoshta Nazim Rexhepi do të mbijetonte.
“Unë edhe sot i falënderohem fshatarëve të Pozhoranit për ndihmën që na kanë dhënë, por ka munguar vetura gjerë në spital pas një kohe disa zyrtar të asaj kohe kanë kaluar me veturë dhe na kanë sjellë në spitalin e Gjilanit ai ishte Agim Zatriqi një figurë e njohur politike e asaj kohe por një veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare”.
Ekremi i cili konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli Gjilanas ka një sekret të veçantë tani e 41 vite duke e ruajtur me nostalgji dhe dhimbje të madhe.
“Aksidenti ka ndodhur saktësisht në ora 00:15, 7 prill 1975 pas përplasjes në atë moment mu ka ndalur edhe ora të cilën e ruajë me dhimbje të madhe dhe me krenari për dy shokët e klubit, më lehtë e jap zemrën time se këtë orë nuk ka çmim në botë që ma paguan këtë orë nëpërmjet kësaj ore gjithmonë jam afër shokëve të mijë”.
Ekremi kujton edhe ceremonitë që janë bërë në ato vite për dy shokët e tij.
“Jam i bindur se kanë qenë mbi 50 mijë vetë nga tërë Kosova ishte një dhimbje e madhe, një humbje e madhe dy futbollistë dy shokë dy ardhmëri të këtij vendi u ndanë përgjithmonë nga ne, ju qoftë i lehtë dheu mbi trupin e tyre, jam shumë krenar që i kam pasur shokë dhe bashkëlojtar”, shprehet për ‘rajonipress’ Rukovci me plot mallëngjim.
Në shenjë mirënjohje me emrin e këtyre futbollistve për një kohë ishte mbajtur turneu i futbollit i cili konsiderohej njëri ndër më të mëdhejt në vend, vetëm njëherë ishte mbajtur pas luftës dhe tani e 15 vite u harrua ky turne më renome.
“Eshtë mëkat i madh prej njerëzve të cilët e udhëheqin sportin por edhe prej klubeve të qytetit të Gjilanit të harrohen këta doajen të futbollit Gjilanas të nderosh sportistin do të thotë të nderosh vetën dhe shtetin tënd shpresoj se më në fund do të rikthehet ky turne më renome i futbollit për nder të këtyre dy futbollistëve”, thekson vëllau i Nazimit, Ali Rexhepi i cili njëherit është edhe gjyqtar ndërkombëtar i boksit.
Nazim Rexhepi kishte një talent të jashtëzakonshëm të futbollistit ishte një qendërsulmues me perspektivë të madhe, ai për një kohë ishte sprovuar në klubin e ligës së parë të ish Jugosllavisë OFK Beograd, ishte njëherit edhe absolvent i Fakultetit Ekonomik, ndërsa Ali Haziri ishte sulmues i majtë me profesion zejtar, njëherit ishte edhe humanist i madh, karakteristikë e tij prej futbollisti ishin gjuajtjet e forta dhe pasimet e sakta të cilat i kishte.
Dashuria ndaj sportistit asnjëherë nuk shuhet Naser Sylejmani e Isuf Morina dy ekonomët e KF Drita me nostalgji të madhe ruajnë fotot e dy ish viganëve të futbollit Nazim Rexhepi e Ali Haziri./sylejman ismajli/rajonipress/


