ARKATANA

Historianja ruse: Ramiz Alia urdhëroi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Historianja ruse, Nina Smirnova, në librin e saj “Historia e Shqipërisë Përgjatë Shekullit XX”, rrëfen vendimin për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe kundërshtitë.Ajo thotë se ka qenë vetë Ramiz Alia, i cili ka urdhëruar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, përballë Bankës së Shqipërisë. Vetëm një muaj më vonë do të zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste, ku nuk kishte më shumë se dy muaj kur u krijua krahu opozitar politik, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

Në rrëfimin e fakteve rreth rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, historiania ruse tregon se dy partitë opozitare, që nuk kishin më shumë se dy muaj që ishin krijuar, Partia Demokratike dhe Partia Republikane, nuk ishin dakord me vendimin e Ramiz Alisë.

ARKATANA

“Ramiz Alia nuk rrezikoi të merrte mbi vete përgjegjësinë për vendimin dhe në shkurt të vitit 1991, thirri Plenumin e KQ të PPSH-së, i cili pasi shqyrtoi kërkesat e studentëve, i hodhi poshtë. Ditën tjetër, si rezultat i demonstrimit spontan (apo të dirigjuar mirë nën maskën e spontanitetit), statuja e madhe e Enver Hoxhës në sheshin qendror të kryeqytetit u rrëzua me ndihmën e një kavoje çeliku të sjellë nga uzina, që mbante emrin e tij”, shkruan Smirnova në librin për historinë e Shqipërisë.

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës u bë më 22 shkurt të vitit 1992 dhe shënon fundin e regjimit monist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.