ARKATANA

Historianët kundër demarkacionit me Malin e Zi: Gruda reagon edhe në Tiranë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shënjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk po ratifikohet në Parlament. Kjo vijë demarkacioni vazhdon të kundërshtohet nga ana e ekspertëve, sepse në dëm të Kosovës janë rreth tetëmijë hektarë të rrethinave të Pejës, Rugovës dhe Podgurit.

Pikërisht delimitimi i kufijve të trevave shqiptare ka qenë fokusi i kumtesave të profesorëve nga Shqipëria dhe Kosova në një tribunë shkencore, me rastin e 138-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

“Demarkacioni është shenjim i kufijve, jo vendosje e tyre. Sot pretendohet se këtë me e zhvendos për disa kilometra”, thotë profesor Zejnullah Gruda.

Madje, ambiciet gllabëruese të fqinjëve janë përsëritur edhe së fundmi, ku përfaqësues të partive opozitare në Mal të Zi pretendojnë kufij të njëjtë me ato të luftërave ballkanike.

“Gjeografikisht është për 82 km katrorë afërsisht”, thotë profesor Gruda.

FIDANISHTJA

Ndërsa, ekspertët shqiptarë i kërkojnë politikës të kryejë detyrën konsitucionale të moscënimit të kufijve shqiptarë.

“Kjo i vë shtetarët e sotëm shqiptarë në një dritë të keqe në raport me ideatorët dhe krijuesit e shtetit shqiptar”, thotë historiani Pëllumb Xhufi.

“Shtetarët e sotëm e kanë për detyrë kushtetuese që të interesohen që asnjë pëllëmbë tokë të mos kalojë nga dy shtetet shqiptare tek shtetet fqinje”, deklaroi profesor Ksenofon Krisafi.

Lidhja e Prizrenit ka qenë zanafilla e përpjekjeve konkrete për themelimin e shtetit modern shqiptar, si dhe kundër problemeve të kufijve shqiptarë, që datojnë që në mesin e shekullit të 19 dhe janë prezent edhe sot. /Top Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.