FITORJA

Historianët e Deçanit: Kushtetuesja të mos përdorë standarde të dyfishta për ligjet e Millosheviqit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 30 dhjetorit 2022, me të cilin njihet kontributi i gjithë punëtorëve të larguar nga puna me ligjet diskriminuese që kishte marrë Serbia për Kosovën, porse ka kërkuar nga Kushtetuesja që të reflektojë edhe për pronat e ndërmarrjeve të cilat i anë njohur në pronësi Manastirit të Deçanit, mbështetur në ligjet e viteve të 90-ta.

Kryetari i Lidhjes, Shkodran Imeraj ka thënë përmes një reagimi se Kushtetuesja nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta për ligjet e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, të cilat janë zbatuar në vitet e 90-ta.Sipas tij, Gjykata Kushtetuese vazhdon të përdorë standarde të dyfishta, ku në Deçan i shpall të zbatuara ligjet Millosheviqit, ndërsa për të punësuarit e larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta me ligjet e kohës së kasapit të Ballkanit, i shpall diskriminuese.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me 30 dhjetor 2022 konfirmoi se ka shpallur vendimin e saj në lidhje me kërkesën e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontribut pagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve.

Ndër të tjera Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e saj të 30 dhjetorit 2022, ka konstatuar së: “Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë (5) konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese”.

ARKATANA

Pra, sipas pjesës së cituara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shihet se kjo Gjykatë ka vlerësuar së gjatë viteve ’90-ta, të punësuarit në Kosovë janë larguar nga puna bazuar në ligjet diskriminuese, ligje këto që i ka nxjerre Serbia për Kosovën.

Andaj, nëse e analizojmë mirë vendimin e datës 30 dhjetor 2022 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me nenin 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontribut pagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve dhe Akt gjykimin e kësaj Gjykate të datës 20 maj 2016 në lidhje me pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të cilat i janë njohur në pronësi Manastirit të Deçanit mbështetur në ligjet e kohës së viteve ’90-ta, atëherë kjo është dëshmi së Gjykata Kushtetuese e Kosovës punon, vepron dhe vendos me standarde të dyfishta.

Analizimi i këtyre dy vendimeve të lartë cekura që bartin vulën e kushtetueses dhe vendimit të kësaj Gjykatë në lidhje me ankesën e parashtruar nga dy ish kandidatët për Prokurore të Shtetit, shihet qartë së Gjykata Kushtetuese e Kosovës punon, vepron dhe vendos me standarde të dyfishta.

Ne, e përshëndesim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 30 dhjetorit 2022, me të cilin njihet kontributi i gjithë punëtoreve të larguar nga puna me ligjet diskriminuese që kishte marrë Serbia për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.