Fundamenti

Historia prekëse e vajzave të ndërruara në lindje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy familje kanë zbuluar se kanë rritur vajzat e njëri- tjetrit, pasi ato ishin ndërruar gjatë lindjes 14 vjet më parë.

Familjet Belyaev dhe Iskanderov nga Uralet Ruse, zbuluan të vërtetën vetëm kur u bë një test ADN-je për të zbuluar atësinë e Irina Belyaeva, kur ishte 12 vjeç.

Mamaja Yulia dhe babai Alexei mbetën të habitur kur panë se nuk po rrisnin vajzën e tyre, por vajzën e Yelena dhe Naimat Iskanderov, të cilët nga ana e tyre po rrisnin vajzën e Yulia dhe Alex, Anna.

Prindërit tani i ‘ndajnë’ gocat, edhe pse janë rritur pak ndryshe sepse familja Belyaev janë të krishterë, kurse Iskanderov janë myslimanë.

Ndërrimi i fëmijëve ndodhi në vitin 1998, më 17 dhjetor.

Kur sollën bebet në shtëpi, nisën pikëpyetjet për pamjen e tyre.

Alexei, burri i Yulias, habitej pse vajza e tyre ishte e zeshkët, kur ata janë të bardhë dhe biondë.

Naimat nga ana e tij, nuk pyeste fare sepse mendonte se vajza ishte e bardhë si sheqeri sepse kishte marrë nga mamaja e saj ruse.

UBT

Problemi lindi kur Alexei nisi të akuzonte Yulian për tradhti. Ai shprehej se Irina nuk ishte vajza e tij biologjike dhe kërkoi divorc.

Çështja shkoi në gjyq dhe një test ADN-je zbuloi se kujt i përkiste vajza në të vërtetë.

Pas tre vitesh, familjet tani i ndajnë vajzat e tyre 14- vjeçare. Anna dhe Irina u thërrasin të dy palëve mama e baba.
Diferencat e forta kulturore mes familjeve kanë bërë të pamundur që fëmijët të kthehen tek familjet e tyre biologjike.

Ata kanë vendosur të vazhdojnë të rrisin vajzat e njëri- tjetrit si përgjegjësi e tyre, por festojnë festat dhe ditëlindjet së bashku.

Por natyrisht ndryshimet kulturore bëjnë të veten. Yulia druhet se vajza e saj biologjike do martohet shumë e re, siç ndodh me myslimanët, dhe nuk do komunikojë më me të.

Kurse Neimat e ka problem sepse Irina është shumë e hapur, nuk ka turp të flasë me djemtë dhe shkëmben shumë përqafime dhe puthje me të afërmit.

Çifti ka vendosur që të padisë spitalin duke kërkuar 200 mijë dollarë secili, por po presin pagesën sepse spitali nuk ka para./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.