Fundamenti

Historia po shkruhet tani: Islam Alijaj zgjidhet deputet i Parlamentit Zviceran

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka fituar 95.054 vota. Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!

Në zgjedhjet që u mbajtën sot për Parlamentin Federal të Zvicrës, ka ndodhur pika e kthesës: një kandidat me rrënjë shqiptare është zgjedhur deputet dhe fjala është për Islam Alijajn, kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP), njofton albinfo.ch. Ai ka fituar 95.054 vota nga qytetarët e Zvicrës me të drejtë vote.

Alijaj, duke qenë person me nevoja të veçanta, ështe i njohur për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e kategorisë së njerëzve të cilës i takon. Ai ka qenë deri më tani asamblist shumë aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Por, më shumë se kaq, Alijaj është një lobist i flakët, në nivel vendi, për çështjen e personave me nevoja të veçanta.

ARKATANA

Platforma mediale albinfo.ch ka ndjekur në vazhdimësi veprimtarinë e Alijajt, duke e prezantuar edhe përmes intervistave të veçanta, në portal dhe në revistë.

Për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës kanë vënë kandidaturën etyre rreth 30 politikanë me rrënjë shqiptare. Bazuar në informatat që albinfo.ch ka deri më tani, Islam Alijaj është i vetmi që ka fituar.

Me fitoren e tij, komuniteti shqiptar i Zvicrës bëhet për herë të parë me një deputet të nivelit federal. Një moment për histori!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.