UBT

Historia në shpinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Historinë që unë e kam në shpinë, është histori krejt pakëz e njohur një histori me mungesë emrash, një historie do thosha e mohuar një histori me dhimbje të kokës

Historinë që unë e kam në shpinë
rëndë po e tronditë sot Kosovën
mbi këtë parajsë toke të gjelbërt
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
përcenzorët që e mbajnë fshehur

Historinë që unë e kam në shpinë
rrahur ma kanë për të vërtetën
rrahur ma kanë për fitoret, dhe
rrahur ma kanë për të ardhmen

Historinë që unë e kam në shpinë
poshtruar ma kanë të mëdhenjtë
dhe në çdo pas luftë të luftërave
pjesë të tokave m´i kanë marrë

United Hospital

Historinë që unë e kam në shpinë
i mungojnë shkrime të fillimit
librat që ne vetë i kemi shkruar
mungon gjuha e të parëve tanë
na mungon alfabeti i pellazgëve

Historinë që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha epokave
histori qytetëruese e atdheut tim
shqipja është gjuha e parë e botës
gjuhë me 8 qind rrënjë tingujsh

Historinë që unë e kam në shpinë
I ka 130 shekuj jetë të qytetarit
130 shekuj të luftave të pakryera
dhe 130 shekuj me plis të bardhë
Në parajsën, Kosovë – Shqipëri
nuk ka luftë që s´e ka një pikë lot
nuk ka luftë që s´e ka një varr
dhe s´ka betejë që s´mëton fitoren!..

Rrustem Geci – Dortmund, 26 Shkurt, 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.