Fundamenti

Historia e vërtetë e ‘Argo-s’

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Argo”, që fitoi “Oscar”-in si filmi më i mirë i prodhimeve të 2012-ës, është sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj rradhe negativisht.

Zelanda e Re është zyrtarisht kundër filmit të Ben Affleck. Parlamenti i këtij shteti ka votuar unanimisht nëpërmjet një mocioni, për prezantim të rremë.

Sipas fillimit të tij, ambasada e Zelandës së Re në Teheran nuk u ofroi ndihmë pengjeve amerikanë në vitin 1979. Por, në të vërtetë, si ambasadori Chris Beebe edhe sekretari i dytë Richard Seëell ndihmuan në çuarjen e tyre drejt aeroportit për t’u arratisur, madje ishin të gatshëm edhe t’u ofronin një strehim për t’u fshehur.

FIDANISHTJA

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, regjisori dhe protagonisti në film, Ben Affleck, në fakt e ka pohuar që filmi nuk u jep të drejtën që meritojnë diplomatëve të Zelandës së Re, por e shpjegoi këtë duke shtuar se ndryshimet u bënë për nevoja kinematografike, pra që filmi të kishte sens, duhej të dukej sikur gjashtë personat e marrë peng nuk kishin ku të strehoheshin.

Sipas mocionit, filmi që fitoi tre çmime “Oscar” në total, ka keqinformuar publikun botëror për mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në të vërtetë, duke u përqendruar mbi operacionin sekret mes SHBA-ve dhe Kanadasë për lirimin e pengjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.