Historia e rrallë, vajza përndjek 52-vjeçarin: Do t’i tregoj gruas tënde

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Një histori pak e pazakontë është regjistruar dy ditët e fundit në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një histori përndjekjeje në kryeqytet e cila e ka zanafillën që para disa muajsh. Nëse deri tani jemi mësuar me histori ku femrat përndiqen nga persona meshkuj të fiksuar, në këtë rast bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila përndiqte një 52-vjeçar në Tiranë.

Policia bën me dije se në datën 18 korrik ka nisur procedimi penal për 28-vjeçaren A.N., nga Berati, e cila tashmë është shpallur edhe në kërkim nga strukturat e policisë. Mësohet se vajza nga Berati, prej disa kohësh përndiqte dhe kanoste përmes telefonit 52-vjeçarin me inicialet A.P., nga kryeqyteti, i cili kishte edhe shumë para.

Uji Dea

Sipas uniformave blu, ky i fundit prej kohësh komunikonte në telefon me 28-vjeçaren nga Berati dhe vajza kishte nisur të ndërtonte ëndrra me personin që fliste në telefon, pa e kuptuar se ai ishte 52 vjeç dhe se nuk ishte gati që të ndërtonte një familje me të. Madje, sipas policisë, vajza dhe pasaniku janë takuar disa herë, por pas kësaj 52-vjeçari ka dashur që t’i japë fund marrëdhënies me vajzën.

(Gazeta Shqiptare)