Hidromorava

Historia e Përparim Hetemajt: Nga lufta në Kosovë te goli ndaj Juves

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga një i arratisur te goli i tij i parë me fanellën e Chievos ndaj një skuadre të madhe si Juventusi. Është kjo historia e Përparim Hetemajt futbollistit me origjinë shqiptare që dhimbjen e ka kthyer në forcë, për të arritur aty ku është sot. Ai gol i tij ndaj bardhezinjëve mund të vlente vendin e parë në kampionat për Chievon së bashku me Interin, por Dybala me finalizimin nga pika e bardhë ia prishi disi festën 28-vjecarit që luan për përfaqësuesen e Finlandës. Jeta ka patur shumë pengesa për numrin 56-të të veronezëve të cilin Hetemaj e mban që prej 2011-s dhe ja dedikon vitit të lindjes së babait të tij i cili prej disa kohësh është ndarë nga jeta. Djaloshi nga Skënderaj ka patur shumë ëndrra në jetë, disa prej tyre ka arritur ti realizojë edhe pse i është dashur të kalojë një fëmijëri të vështirë.

“Ëndrra më e madhe ka qenë të bëhesha një futbollist profesionist, e dëshiroja një gjë të tillë që fëmijë dhe jam i lumtur që ja kam dalë. Unë dhe vëllai im Mehmeti shikonim gjatë gjithë kohës futboll në televizor madje edhe luanim shumë në fusha të vogëla me miqtë”.

Jeta e Përparim Hetemajt nuk ka qenë aspak e lehtë. Në moshën 6-vjecare atij i është dashur të arratiset nga Kosova për shkak të luftës së bashku me të vëllain, dy motrat dhe prindërit.

”Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, babai fillimisht u operua në Kroaci, ndërsa më pas shkuam në Finlandë. I shpëtuam luftës por problemet nuk morën fund për ne. Babai ishte i sëmurë në atë kohë dhe nuk punonte dot më. Për një vit shkuam në Olou në një qëndër që u vinte në ndihmë emigrantëve. Më pas u zhvendosëm në Helsinki ku spitalet ishin më të mira për të kuruar sëmundjen e babait i cili u nda nga jeta në 2010-n kur ishte vetëm 54 vjec”.

Fundamenti

Në pamundësi për të luajtur me Kosovën, Hetemaj zgjodhi të përfaqësonte Finlandën. I pyetur nëse ndihet më shumë kosovar apo finlandez 28-vjecari u përgjigj në këtë mënyrë.

”Ndihem edhe kosovar edhe finlandez. Zgjodha përfaqësuesen finalndeze sepse Kosova nuk e kishte një të tillë, ndërkohë që nuk kam patur pasaportë shqiptare dhe e kisha të pamundur të luaja për Shqipërinë”.

Të Dielën, Chievo e tij do të sfidojë Interin në një takim që mund të vlejë shumë për ecurinë e të dyja skuadrave në Serinë A. Hetemaj shpreson te marrja e një rezultati pozitiv përballë zikaltërve.

”Interi është një skuadër e madhe që po tregon një formë të mirë gjatë kësaj periudhe. Ata kanë në përbërje shumë lojtarë cilësorë, njëri prej tyre është Kondogbia të cilin e kam ndjekur edhe në Champions League. Gjithsesi ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë momentin e mirë që po kalojmë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.