Historia e lumit Mirusha

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani dhe Anamorava ishin të pasura me ujëra. Në Gjilan nuk kishte lumë të madh, por kishte tre lumenj të vegjël, dy prej tyre Mirusha dhe Banja, përshkonin qytetin, kurse i treti diç më i madh, ishte lumi i Stanishorit, i cili kalonte skaj pjesës lindore të qytetit.

Lumi Mirusha, burimin e ka në veri perëndim të qytetit, në livadhet e Koretishtës dhe e ndante qytetin në dy pjesë, në atë lindore dhe perëndimore, kurse në rrjedhën e mëtejme ndante arat dhe livadhet e qytetit, me ujin e të cilit edhe ujiteshin një pjesë e tyre.

Uji Dea

Derisa nuk e kishte të rregulluar shtratin dhe futjen e gypave të kanalizimit, ky lumë shpesh krijonte vështirësi për banorët e qytetit, veçmas në pjesën jugore të tij, sepse gjatë shirave grumbullohej një sasi e madhe e ujërave, që vinin nga viset jug – perëndimore të qytetit, nga Kodra e Dëshmorëve, Kodra e Livoqit, arave të qytetit etj, dhe fryhej tej mase, dilte nga shtrati dhe brenda një kohe të shkurtër vërshonte qendrën e qytetit me pjesën jugore të tij.

Banorët, për t`u mbrojtur sadopak nga vërshimet, mbillnin plepa dhe shelgje në të dy anët e lumit thuhet në librin e Aliriza Selmanit:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX” ./rajonipress/