Mobi Casa

Historia e gjakmarrjes mes familjeve kosovare në Zvicër, që la të vdekur 22 persona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hetimet për vrasjen në Frasses (FR) tashmë janë mbyllur. Dy të pandehurit janë dërguar para Gjykatës Penale të Broye për vrasje. Viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, dhe këtë në prani të familjes së tij.

Hetimet kanë vënë në dukje se vrasja kishte ndodhur në kuadër të një konflikti në mes dy familjeve kosovare, ka bërë të ditur sot prokurori i përgjithshëm i Friburgut përmes një deklarate. Gjakmarrja çoi në vdekjen e të paktën 12 njerëzve nga të dy klanet mes viteve 2000 dhe 2014, pa i përmendur vdekjen e një duzine të të afërmve të tyre.

HW

Duke pasur parasysh heshtjen e të pandehurve, prokurori megjithatë ka mbajtur një hipotezë të dytë. Vrasja mund të jetë kryer nga dy persona të tjerë, të cilët janë ende të panjohur. Në këtë rast të pandehurit kanë qenë vetëm bashkëveprues, duke i furnizuar me armë dhe duke i ndihmuar vrasësit për të ikur.

Të dy të pandehurit tani janë referuar në Gjykatën Penale për vrasjen e kryer në komunën Broye dhe janë të akuzuar për vënie në rrezik të jetës së të tjerëve, si dhe në pjesëmarrje/bashkëpunim në vrasje. Të dy burrat në fjalë gjenden në paraburgim që nga muaji gusht, respektivisht dhjetor 2013./Albainfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.