Eko Higjiena

Histori spiunazhi mes Rusisë dhe SHBA?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shënohet një tjetër “skandal spiunazhi” mes Moskës dhe Uashingtonit. Forcat e rendit amerikane po hetojnë mbi një rast transporti ilegal të pajisjeve teknologjike për ministrinë e mbrojtjes ruse.

Tre të dyshuarit si “agjentë të qeverisë ruse” sipas të dhënave të përhapura nga amerikanët, kanë arritur ti shpëtojnë FBI-së dhe janë strehuar në Rusi.

Eco Higjiena

Ndërkohë tetë “spiunë rusë” janë arrestuar dhe po hetohen në Houston, por pritet të transferohen në Nju Jork. Ndërkohë Ministria e Jashtme ruse ka përgënjeshtruar se mund të bëhet fjalë për “një histori spiunazhi”, duke e shpjeguar çështjen si rast kriminal.

Sipas prokurorit të Brooklyn: “(Sergei) Klinov, (Yuri) Savin e (Dmitry) Shegurov kanë mundur ti shpëtojnë ligjeve amerikane”. Gjatë pretencës, prokurori ka pohuar se 11 persona dyshohet se janë pjesë e një organizate që eksperton ilegalisht teknologji ushtarake drejt Rusisë.