Histori – Lionel Messi thyen rekord!

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi ka shënuar 86 gola në vitin 2012, me çka është barazuar dhe e ka tejkaluar Gerd Mullerin për nga numrin i golave të shënuar gjatë një viti kalendarik.
Gjermani legjendar, Gerd Muller në vitin 1972 kishte shënuar 85 gola.
Në ndeshjen e xhiros së 15 të Primera Division, argjentinasi ka shënuar golin e epërsisë kundër Betisit në minutën e 16, ndërsa të dytin në minutën e 26-të.
Lionel Messi dhe Barcelona e tij nuk kanë të ndalur, pasi në javën e 15 në La Liga, katalunasit kanë arritur që të shënojnë edhe fitoren e tetë radhazi në Primera Divisionin spanjoll.
Edhe në këtë ndeshje, si në çdo tjetër, heroi i ndeshjes padyshim që ishte Lionel Messi, me dy golat e tij të shpejtë, që fillimisht shënoi në minutën e 16, pas një asistimi të Inistas, ndërsa pas nëntë minutash, përsëri dyshja e njëjtë, Iniesta asiston, ndërsa Leo Messi shënon golin e historisë, golin e 86 brenda një viti kalendarik. Për skuadren andaluziane Betis, golin e vetëm e shënoi, Gonzalo Kastro në minutën e 39.
Me këta dy gola të shënuar, Leo Messi, ka thyer rekordin e gjermanit Gerd Muller, duke shënuar 86 gola për një vit kalendarik, diçka që nuk ka arritur ta bëjë asnjë lojtar në historinë e futbollit, ndërsa Messi me këtë rekord të thyer, hynë në histori. (Betim Zeqiri/ORAinfo)