Mobi Casa

Hiqet një tjetër deponi ilegale në Kabash, Haliti apelon për më shumë vetëdije qytetare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar aksionet për largimin e deponive ilegale të mbeturinave, ku kësaj radhe është pastruar një hapësirë e ndotur në fshatin Kabash. Aksioni është realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Inspekcionit, në bashkëpunim me Sektorin për Mbrojtjen e Ambientit dhe kryetarin e fshatit Kabash, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe në prag të NEXUS Festival, festivalit ndërkombëtar të muzikës elektronike që do të mbahet në Kabash, ku priten vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët dhe ka bërë thirrje për më shumë ndërgjegjësim qytetar, duke kërkuar që mbeturinat të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara për këtë qëllim.

HW

“Duke e mbajtur të pastër mjedisin, ruajmë shëndetin, natyrën dhe imazhin e komunës sonë. Sidomos në këtë periudhë, kur po afrohet sezoni i ardhjes së mërgimtarëve, zhvillohen shumë aktivitete verore dhe Kabashi bëhet nikoqir i NEXUS Festival, është obligim i secilit prej nesh të kontribuojë për një Viti më të pastër dhe më të bukur”, u shpreh Haliti.

Komuna e Vitisë apelon te të gjithë qytetarët që të mos krijojnë deponi ilegale dhe të raportojnë çdo rast të hedhjes së mbeturinave në vende të papërshtatshme. Vetëm me bashkëpunim dhe kujdes të përbashkët mund ta ruajmë mjedisin dhe ta lëmë atë të pastër për brezat që vijnë.
Një mjedis i pastër është përgjegjësi e secilit prej nesh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.