Mobi Casa

Hiqet dënimi i përjetshëm për kosovarin dhe gjermanin: Ishin dënuar për vrasje gjatë garave me makina

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ky dënim kaq i lartë, maksimal në juridiksionin gjerman ishte shqiptuar për herë të parë në historinë e Gjermanisë për një rast “raserësh”, gjegjësisht për vdekjen që ka ndodhur si pasojë e garës me vetura të Hamdiut dhe Kevinit.

Gjykata Federale e Gjermanisë që ka selinë në Karlsruhe, ka rrëzuar vendimin e një gjykate të Berlinit, me të cilin dy persona, njëri prej tyre kosovar, ishin dënuar me burg të përjetshëm për një delikt komunikacioni, shkruajnë mediet gjermane.

Ky dënim kaq i lartë, maksimal në juridiksionin gjerman ishte shqiptuar për herë të parë në historinë e Gjermanisë për një rast “raserësh”, gjegjësisht për vdekjen që ka ndodhur si pasojë e garës me vetura të Hamdiut dhe Kevinit.

Delikti ishte kualifikuar si vrasje e rëndë (Mord), që përbënte precedent në gjyqësinë gjermane, transmeton albinfo.ch.

Por, Gjykata Federale (BGH) ka marrë të enjten një vendim që e zbret shumë më poshtë masën e dënimit të dy personave. Ajo ka shpallur se delikti në fjalë jo vetëm që nuk është vrasje e rëndë por as vrasje me paramendim. Sipas BGH. Bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia, gjë që e bën veprën e tyre dukshëm më të lehtë.

Hidromorava

Sigurisht, masën e saktë ndëshkuese për Hamdiun dhe Kevinin do ta japë gjykata e shkallës së parë, ajo e Landit të Berlinit gjegjësisht një dhomë tjetër e saj, e cila do ta zhvillojë sërish procesin gjyqësor ndaj tyre, përcjell albinfo.ch. Por ajo që dihet është se për veprën vrasje nga pakujdesia, dënimi maksimal është 5 vjet burg .

Sidoqoftë, ajo që kishte ndodhur në një natë të vonë në janar të vitit 2016 në një rrugë shumë të frekuentuar të Berlinit, ishte e tmershme. Dy personat e përmendur atëbotë 26 dhe 24 vjeçarë, po zhvillonin një garë veturash me shpejtësi prej 170 kilometrash në orë, duke injoruar disa semaforë që ndodheshin në atë rrugë. Në njërin nga udhëkryqet me semaforë, njëri prej tyre ishte përplasur fort mbi një makinë të një 69 vjeçari. Goditja ishte aq e fortë sa që shoferi i makinës së goditur kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Gjykata e Landit e Berlinit, në shkurt të vitit 2017 i kishte shpallur dy të akuzuarit, fajtorë për vrasje të rëndë dhe i kishte dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton albinfo.ch. Ata, sipas trupit gjykues i kishin përdorur makinat e tyre si armë vrasëse.

http://www.albinfo.ch/hiqet-denimi-perjetshem-per-kosovarin-dhe-gjermanin-ishin-denuar-per-vrasje-gjate-garave-makina/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.