Hiqen taksat për bizneset e Gjilanit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kjo që komuna po bënë është vetëm një nga lehtësirat e shumta që ka bërë Komuna për të stimuluar bizneset e vogël, të mesëm, dhe të mëdha, por edhe për nxitjen e themelimit të bizneseve prodhuese. Bizneset tani kanë mundësinë që në një apo formë tjetër ta ngritin punësimin, ta ngritin kapacitetin prodhues dhe normalisht edhe të zhvillohen ka thënë Qemajl Mustafa.

Në takimin e radhës të Këshillit të Drejtorëve sot i është dhënë mbështetje e fuqishme kërkesës për ndryshimin e rregullores për taksat komunale. Me këtë rast kryetari i Komunës Qemajl Mustafa tha se ky është një qëndrim i përbashkët i këshillit të drejtorëve për heqjen e taksave komunale për të gjitha bizneset në Komunën e Gjilanit. Ky propozim do t’i dërgohet për miratim kuvendit gjatë këtij viti, pas lehtësirave që janë bërë në fillim të këtij viti për bizneset e ndryshme të komunës së Gjilanit.

Me këtë rast kryetari Mustafa tha se taksat për bizneset nga fillimi i vitit të ardhshëm do të hiqen, por borxhet e deritanishme që kanë këto biznese ndaj komunës duhet të paguhen, sepse ai është edhe interesi i Komunës , por edhe i bizneseve sigurisht. Taksat për bizneset monopole siç janë Posta, Korporata Energjetike e Kosovës, Bankat e ndryshme, Kompanitë e Sigurimeve, Këmbimoret, Kompanitë telefonike (Vala, Ipko, Kujtesa, Z-Mobile), Kazinot, Disko-klubet, do të mbeten në fuqi,

Fidanishtja

“Kjo që komuna po bënë është vetëm një nga lehtësirat e shumta që ka bërë Komuna për të stimuluar bizneset e vogël, të mesëm, dhe të mëdha, por edhe për nxitjen e themelimit të bizneseve prodhuese. Bizneset tani kanë mundësinë që në një apo formë tjetër ta ngritin punësimin, ta ngritin kapacitetin prodhues dhe normalisht edhe të zhvillohen” ka thënë Mustafa.

Kurse Hevzi Matoshi, nga zyra ligjore, tha se ky është një ndryshim pozitiv për bizneset, ndërsa lehtësira do të ketë edhe në shumë kategori të tjera, që parashihen në këtë rregullore. “Janë bërë disa modifikime pothuajse në një pjesë të madhe të kësaj rregulloreje, ndërsa kategoritë që parashihen me ligjet e Republikës së Kosovës, mbeten ashtu siç janë në ligj” sqaroj Matoshi.

Këtë propozim ndryshim të rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba e kanë mbështetur dhe përshëndetur të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, sepse sipas tyre kjo është në të mirën e zhvillimit të komunës, të bizneseve dhe ndikon drejtpërdrejt në punësimin më të madh të qytetarëve./rajonipress/