Hiqen dilemat rreth listave të mësimit fetar në Luginë
Dilemat e krijuara artificialisht, rreth Listave të mësimdhënësve për lëndën e mësimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme, në Luginë të Preshevës, u zbardhën në mënyrë institucionale.
Kjo garë ka filluar nga një grup klerikësh të grumbulluar rreth Këshillave të Bashkësisë Islame në Preshevë, të cilët opinioni i njeh për rolin e tyre konstruktiv dhe shantazhimin me pushtetin lokal në Preshevë rreth këtyre Listave.
Burimet informative nga Jehona Press, mësojnë se Koordinatori për pranimin e kuadrove për mësimin fetar në Luginë, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), tashmë ka në dorë Listën përfundimtare të pranimit të kuadrove të mësimit fetar në shkollat fillore dhe të mesme, të konfirmuar edhe nga Ministria e Arsimit.
Lidhur me këtë dukuri të Listave kontestuese Nexhmedin ef. Saqipi, i tha Jehona Press-it, se më në fund fitoi rruga institucionale e zgjidhjes së kësaj problematike e cila pa arsye u krijua në Preshevë dhe rrethinë.
“Shumë mësimdhënës të lëndës fetare, të cilët figurojnë në këto lista, kanë konkurruar në konkursin e shpallur për pranim, por janë disa të cilët janë mësuar të punojnë nëpër dy-tri vende të punës. Këtë komoditet nuk e kanë as përfaqësuesit e BIPMB-së, të cilëve me kohë u kam bërë me dije, se nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe imam edhe profesor edhe ndonjë honorarxhi, e dikur të ngelet pa punë, a ndërkohë BIPMB-ja, po i përgatit vendimet edhe për imamët dhe rregullimin e statusit të tyre pensional, i cili ka munguar në të kaluarës, ”, tha mes tjerash Koordinatori për pranimin e kuadrove për mësimin fetar në Luginë, Nexhmedin ef. Saqipi.
Roli i dyfishtë i disa imamëve të radhitur herë në Këshilla keshe të BIK-ut, në njërën anë e herë në mexhlisa të Sanxhakut të Zukurliqit me Serbi, në anën tjetër, dalëngadalë po del në sipërfaqe, duke e humbur kredibilitetin te rrethet e tyre, te institucionet e më në fund edhe te xhemati tyre, njoftojnë burimet informative të Jehona Press.


