Hidromorava

Hipokrizia e një apeli kryeministror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Votoni Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, me numër 16!”, të votoni z. Shaip Kamberin, është porosia e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me rastin e rivotimit të zgjedhjeve parlamentare në vetëm një vendvotim në Luginë të Preshevës, pikërisht në Lagjen e Strugarëve në Tërnoc.

Ky apel që vjen në momentet e votimit në Tërnoc, kur dihet se në këto zgjedhje parlamentare garojnë dy Lista shqiptare, si duket nuk i shkon për nder një kryeministri, për të bërë dallime mes garuesve dhe për të favorizuar vetëm një emër nga 40 kandidatët e mundshëm për Parlament të Serbisë. Gjithashtu, ky apel si duket vjen si ultimatum e imponim se kë duhet të votojnë qytetarët, të cilët nuk lejohen ta shprehin vullnetin e tyre të lirë për listat se kë duhet mbështetur.

KKVITI

Askush nuk i bie në fije kryeministrit Kurti, vet bëhet patriot e nuk shkon në Beograd, kurse për bisedime të tjerëve u jep leje për të shkuar. Po me këtë logjikë edhe i ka fituar zgjedhjet në Kosovë, duke luajtur në dy binarë. Po kështu vepron edhe me Washingtonin dhe Brukselin, duke i ikur problemeve të mëdha e duke u marrë me probleme të vogla.

Kjo është e papranueshme. Kjo është një hipokrizi e llojit të vet, që për zgjedhjet parlamentare në Luginë dhe pas përfundimit të tyre do të ketë pasoja, qoftë në përçarjen e shqiptarëve të kësaj ane që ai i quan bashkëkombës, qoftë edhe për organizmin e tyre politik, thotë kryetari i Shoqërisë Civile Nexhmeni Saqipi, njofton Jetapress.