FIDANISHTJA

Hipokrizia dhe falsiteti patriotik i Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Shefik Surdulli – Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!

Deklarata e mbrëmshme publike në media, e z. Lutfi Haziri, njeriut të parë të Gjilanit dhe të dytit të LDK-së, përmes së cilës paturpësisht e vë në dyshim dhe e kundërshton vendosmërinë e institucioneve kompetente të Shtetit të pavarur, demokratik e sovran të Kosovës, për formimin e ushtrisë, të paralajmëruar më 14 dhjetor, është hipokrite, kundërthënëse dhe nuk e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Ç’mund të themi tani për agjitacionin, kundërthënës, të z. Haziri, pro idesë për korrigjim kufijësh me Serbinë dhe futjen e Luginës së Preshevës brenda territorit të Kosovës, përkundër kundërshtive dhe moskoordinimit me faktorin ndërkombëtarë, siç pandehë ai tani në rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës?

Prandaj kjo është hipokrizia e z. Haziri, me të cilën ai vazhdon të mbijetojë në politikë.
Populli shqiptarë i kësaj ane të Anamoravës, gollakut e karadakut, në të gjitha etapat historike të vendit, para çdo furtune ka qëndruar stoikisht dhe me dinjitet. Ata nuk janë koritur as turpëruar kombetarisht, asnjëherë. As tani jo!

United Hospital

Pavarësisht hezitimeve e “kërcënimeve” nga jashtë, së fundi edhe kundërshtive të brendshme (siç po shihet), Ushtria e Kosovës duhet të bëhet patjetër. Jo për punë qejfi, as inatesh të askujt, por është e domosdoshme dhe jetike për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj paqedashës.

Padyshim se Ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë ata që e bënë UÇK-në, duke e ngritë lart dinjitetin tonë kombëtar!

Shefik Surdulli /sekretar i PDK-së dhe këshilltar komunal në KK Gjilan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.