Hidromorava

Hipertensioni – sëmundja moderne, ja kush i bën ballë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kohën e komunikimit të mirë dhe ushqimit të shpejtë, është koha të ngadalësojmë. Ja cilat ushqime ju ndihmojnë te hipertensioni.

Domatja: përdoret shumë në ushqim, por edhe si suplement: në përbërjen e vet ka betakarotinë, vitamina E dhe likopen, që janë antioksidues të fortë.

Kakao: i konsumuar në formën pluhur, si përbërës shtesë në ushqim apo në çokollatë, kakao është masë parandaluese e sëmundjeve kardiovaskulare. Flovonoidet nga çokollata kanë fuqinë për të ulur nivelin e radikaleve të lira në gjak dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Liri: është bimë e pasur me acide alfa-linoleike, përdorimi i të cilit ka dobi të shumta për shërimin e sëmundjeve të zemrës, zorrëve të irrituara dhe sëmundjeve reumatoide. Preparatet përdoren për uljen e kolesterolit në gjak.

Uji Dea

Majdanozi: kjo bimë njihet si bimë që nxit sekretimin e lëngjeve nga organizmi, duke nxitur edhe sekretimin e kripës, e me vetë këtë ndikon edhe në uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Konsiderohet se majdanozi shton elasticitetin e enëve të gjakut.

Hudhra: njihet si ilaç natyral për uljen e nivelit të triglicerideve në gjak. Për më shumë, ekstraktet e hudhrës zgjerojnë enët e gjakut.

(Kosova Sot)