Himni i Preshevës Dardane
Jam bimë e Mollës së Kuqe, jo luginë, po krahinë e gjerë,
jam Shqipëria e zvogëluar, jam një flamur me Kosovën
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e zvogëluar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë tokë me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
në këtë dhé denbabaden Kosovë
poshtë dheut i kam edhe varret
O ti që flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im!Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!…
Rrustem Geci – Dortmund, 11 Shtator, 2015


