FITORJA

“Himni i Gilanit” emblema identifikuese që do të ruhet e kultivohet brez pas brezi nga gjilanasit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këngëtari Naser Berisha ka lansuar videoklipin e tij të titulluar “Himni i Gilanit” projekt ky që është pritur me shumë interesim të madh nga publiku i gjerë. Vetëm brenda 24 orëve ka pasur mbi 35 mijë klikime dhe jam tejet i lumtur dhe krenar që Gjilanit i kemi ofruar portën emblematike që do të ruhet e avancohet brez pas brezi shprehet Naser Berisha për rajonipress.

Këngëtari Naser Berisha po ndihet krenar dhe i lumtur që projekti i tij i fundit i dedikuar ekskluzivisht Gjilanit dhe gjilanasve, ka marrë jehonë të madhe publicitare dhe qindra përgëzime e mijëra klikime brenda pak orëve.

Berisha për rajonipress ka shpalosur idenë dhe zanafillën e këtij projekti domethënës për një qytet me kulturë evropiane.”Ideja më është propozuar para tre muajve nga ana e Arsim Vranovcit i cili edhe është donator i këtij rrugëtimi dhe e kam pritur me shumë zell e kënaqësi. Ishte një projekt shumë domethënës për karrierën time sepse duhej prezantuar qytetin e Gjilanit të parë nga shumë kënde e fusha” shprehet Berisha.

Berisha thotë se kënga është pritur mirë dhe brenda pak orëve është klikuar mbi 34 mijë herë dhe kam marrë qindra mesazhe përgëzimi e urimi.

Uji Dea

Sipas Berishës të gjitha pamjet e videoklipit janë realizuar në Gjilan, ku janë angazhuar shumë njerëz që e kanë përkrahur e ndihmuar në forma të ndryshme projektin.

“Gjilanit i është dashur Himni edhe pse unë e kam pasur në plan që në karrierën time t`ia kushtojë një këngë enkas qytetit të Gjilanit, por se kam menduar në këtë formë. Por e rëndësishme është se doli vërtet bukur dhe Gjilani në videoklip është përfshirë pothuajse i tëri sepse aty është përfaqësuar kultura, traditat, trashëgimia, sporti, jeta sociale e akademike dhe shumë fusha e kategori që Gjilani identifikohet si qytet, me kulturë dhe traditë evropiane, pa e harruar edhe mërgatën e dashur e cila është shtylla dhe zemra jo vetëm e fuqisë ekonomike” tha Berisha.

Ndryshe tekstin e kësaj kënge e ka shkruar, Naser Berisha e Xhelil Haziri, muzikën Naser Berisha, orkestrimin Rinor Ukimeri dhe mix – master nga Minimalistmusic dhe pamjet nga Art Fabe – Fazli Berisha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.