Fundamenti

Himni i fjalës

/ 2 minuta lexim
HW

Poezi nga libri në dorëshkrim, “Monumenti”.

Fol muzë e ngadhënjimit të artit
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vetëdigjem
për gjuhën kozmike të të parëve

Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës,
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës,
je shpërthim i flakëve të shpirtit,
je lavdi e kraharorit të përgjakur

Në shpirtin plot etje të poezisë
bërë i kam betejat e secilit varg
në zemrën e gjerë të këtij libri,
jam pasagjer i planetit të kaltërt

Shqipëri, unë e ti jemi shqiptarë
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
vendi ynë qé shesh i luftërave
dhe arenë gjaku e perandorive

Shpatijeve të luleve në Roganë
fryn frymë e re nëpër fije bari
Kosovë, kryengritëse e këngës
Në trup ende kam plagë gjaku!…

2

Eco Higjiena

————————————-

Liri, bëje dorën grusht mos u jep
me emrin tënd, u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesit.

Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
Të rënët do të bëhen më të rinj
e të gjallët do të luftojnë për liri

Rritu pemë e gjuhës dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je atdheu i engjëjve të shenjtë.

Të gjitha ditët janë për të jetuar
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë vërtetë qenka përrallë,
prapa më ndjekin hije të fqinjëve

Shqipëri, yjësi yjesh të perëndive
trashëgimtare e gjakut pellazgë
këtë jetë e çmoj si forcë krijuese,
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.