ARKATANA

Himni dhe flamuri, sfidë për Mustafën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës po pretendon se gjatë mandatit të saj qeverisës do të arrijë t’i ndryshojë simbolet shtetërore. Flamuri i ‘Dardanisë’ dhe himni ‘Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë’ pritet t’i zëvendësojnë simbolet aktuale. Ky ishte premtim i vetë liderit të kësaj partie Isa Mustafa.

“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

ARKATANA

E ky premtim pretendohet të jetësohet. Të paktën kështu zotohet nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Sipas tij, çdo premtim i dhënë do të realizohet. “Ata që nuk iu përmbahet premtimeve, bien. Kjo është rregull. Ne tani i kemi proceset e brendshme partiake dhe do t’i diskutojmë këto çështje”, ka thënë Rugova. Megjithatë, sipas tij, ende është herët të flitet për këto tema. “Ne tash veç sa ja kemi nis punës. Ne i kemi dhënë premtimet dhe ne do të vazhdojmë me ato premtime, por është ende herët të flitet për këtë çështje”, ka thënë Rugova.

Mirëpo, ndryshimi i simboleve shtetërore po vlerësohet i pamundshëm nga njohës të çështjeve politike dhe juridike. Sipas tyre, Isa Mustafa nuk e ka mbështetjen e duhur për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për ndryshimin e simboleve…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.