Uji Dea

Himni blu – poezi nga libri , “Heroika”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ç´është ky flamur i huaj, në direkun e shtëpisë, mos rrota e historisë që mua më duhet ta bart

Ç´është ky flamur i huaj
në direkun e shtëpisë
i kujtoj të vrarët e mi
të vrarët nëpër mërgime

Ç´është ky flamur i huaj
që unë duhet ta bart
për hir të një kontrate
që ta kem një adresë

Ç´është ky flamur i huaj
me h i m n e pa tekst
është një gjysëm fitore
për të vazhduar në fitore

KRYENGRITËSI

Haptazi ia dorëzova veten
Luftës për liri të Kosovës
kjo ndodhi në vitin 1999
kur unë isha njëzet vjeç

Vullnetar shkova në luftë
bleva vet veshjen e çizme
nëna më dha jelek, qorape
UÇK-ja armët dhe detyrat

Ditën kur u nisa në luftë
të gjithë më përqafuan
babi qau me lot gëzimi
unë isha vëlla me 7 motra

Liria s´ blihet, po fitohet
këtë ma kish mësuar babi
në luftë s´vritën të gjithë
me luftë unë mbeta gjallë

S T U H I A

A ka faj shqiptari
kur atë e bastisin
kur atë e arrestojnë
pse do të jetë i lirë

A ka faj shqiptari
Pse gjakun e tij të
trupit ia fal atdheut
Kosovës për l i r i

A ka faj shqiptari
Pse qëllon armikun
Kur çështja ngecën
Nëpër zyra të huaja

Eco Higjiena

A ka faj shqiptari
Pyesin shqiptarët
Të rënët e luftës
gjaku i dhënë lirisë

BISEDË ME PUBLIKUN

Përroi që s´di ta gjej lumin

dhe lumi që s´ di ta gjej detin

i ngjan ecjes së ujit pa këpucë

Në tërë këtë duknajë të vogël

fjalët më kot i rrokullisim

anëve e nëpër shpatijet tona

Në këtë bisedë me publikun

me miqtë e mi të përditshëm

ngarkesa është tepër e rëndë

për t´u ngjitur të përpjetave

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.