Hidromorava

Hilmi Jashari mbanë ligjëratë në Universitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hilmi Jashari Avokati i Popullit të Kosovës ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ku është pritur nga Rektori Bajram Kosumi dhe udhëheqës tjerë të Universitetit. Në këtë takim rektori Kosumi e ka njoftuar avokatin Jashari rreth punës dhe aktiviteteve të UKZ-së, ndërsa Avokati i Popullit e ka përgëzuar rektorin për zhvillimet e deritashme.

Më pas Avokati i Popullit ka vazhduar me ligjëratën e tij në kuadër të programit “Guest Speaker” të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me temën: “Roli dhe rëndësia e avokatit të popullit në Kosovë”.

Fillimisht Shpresë Qamili Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në emër të Rektorit Bajram Kosumi ka falënderuar Avokatin e Popullit duke thënë se eksperienca e tij do të shërbej si model për studentët e Universitetit tonë.

ARKATANA

Avokati Hilmi Jashari para stafit akademik e administrativ dhe studentëve në ligjëratë me temën: “Roli dhe rëndësia e avokatit të popullit në Kosovë” ka folur për pajisjen e këtyre studentëve me njohuri rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit që nga themelimi e deri më sot, duke përfshirë punën me ankesa, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.

Në kuadër të ligjëratës, në fund ishte paraparë edhe një sesion me pyetje dhe përgjigje, ku studentët patën rastin që të pyesin për çështje të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.